Nje pamje joshese ngjyrash plot hije,
kokrra – frutash te bukura e gjithe shije,
A ka dikush qe nuk po i don,
Keto fruta te embla bukurish perendie?
Bostani kuqlosh me te zezat fara,
I embel si mjaltet i lengshem si lum’,
Te shkrin ne goje, embel embelton,
Muskujt, energjite trupit ja forcon.
Po rrushte te zi, te bardhe a te kuq,
Plot leng te embel, ilaç per bese,
Shije me te shijshme a ka ne bote,
Se ky frut i moçem, ne te moçmen jete?
Me prishin mente, ata fiqte e zinj,
Ndrijne si yje, si fildish ndrijnë,
Kuqin perbrenda, kokrrizash llamburijne,
Te pare, a te dyte hyjnore ata
vijne.
Po fiqte e detit, ata fiqte e detit tim,
Portokalle, mandarina e te lashtet ullinj,
Kocimarre te egra, kumbulla e zerdeli,
Arrat e bajamet e te bukurat lajthi.
Ahhh miqte e mi, per ç’te flas me pare,
Per molle a limon, per pjeshke a per dardhe,
I dua gjithe frutat, te gjitha njelloj,
As shegte, as hurmat, as xinat, s’harroj!
TM
03.11.2020