PER MARION..
Sa here qe hyn ky dhjetori, une jam tjeter njeri,
Ulur prane oxhakut, dua te rri, krejt ne vetmi,
Duhan dua te ndez dhe e vetme dua ta pi,
E dua te flas me ty, qe mungon çdo dite, çdo ditelindje, e Vit te Ri.
Çfare do gjeje qe ndodh, ne bote, ndodh per nje arsye,
Edhe pse ato shpesh, te panjohura mbeten,
Per mua e di s’do te jete keq per gjithe jeten,
Edhe pse ndihem, sikur eci udheve te vetmuara, vetem.
Me duket sikur degjoj klithmen e dikujt.
Me duket sikur degjoj frike dhe agoni.
Terbueshem, furrishem i shqyej te dy syte.
Kur befas kuptoj, qe ky dikushi je ti.
Je ti… qe sa mbushe 25 pranvera,
ike e le nje dhimbje, qe dhemb pergjithnje,
Lendove, derrmove e vrave shume zemra,
Je ti, qe flet i heshtur, edhe pse buzet s’i leviz me!
Ti thua, se nuk mund ta ndryshoni ate qe ka ndodhur,
Sado shume te mund te lodheni duke u perpjekur.
Ti thua, se nuk mund t’i ktheni prapa akrepat e ores,
Pavaresisht se sa shume lote mund te keni derdhur.
Ti thua, se kaluara eshte e kaluar, per nje arsye.
Kjo eshte, pse aty duhet ta lini ate te qendroje.
Shpesh eshte e veshtire, ate nga vetja, ta largoni
perpiquni te mos e lejoni qe t’ju gllaberoje.
Ti thua se kohet e errëta ju bejne me te forte,
Edhe pse ndonjehere te ftohte, te terhequr e ne agoni,
Ti thua qe edhe kur ndiheni keq, mos harroni,
Qe edhe pas me te errëtës nate, …zbardh agimi.
“””””””””””””””””””””””””””””
BARDHESI
Ne bardhesine e bardhe bores mbuluar,
Shoh Toronton kete qytet perrallor,
Shkelqen ne veshjen nuse e bardhe mrekulluar,
Te deh mes zhurmash pune gjithandej.
Liqeni tashme, ujerash ngrire ngricash te akujshme,
Vezullon e ngado bardhesisht, drita leshon,
Nuk bezdisesh do temperaturash zero gradesh,
Kjo ftohtesi bukurish bardhoshe cuditerisht, zemren ta ngroh.
Gjethe zhveshur dege-pemesh ngrica veshur,
Ndjesish te trishta te kaplojne kur i shikon,
Kerrusur njerezit nga kesisoj ftomash te acarta,
Sy qeshur pershendesin e ket’ ftome akullnajash sfidojne.
Nuk i tremben ata dimrave egersisht te eger,
Pastertine bardhoshe te bores dashurojne me shpirt,
Sythat pasketaj do çelin kudo ne deget e pemeve,
Toronton e bukur do ta mbuloje pranvera serisht.
“””””””””””””””””””””””””””””
BEMAT E GRUAS SE ALIUT NUK KANE TE SOSUR…
Aliu ishte rritur ne nje familje me shume femije dhe gjithmone prinderit e tij e kishin edukuar t’i ruante gjerat e te mos i demtonte, te mos hidhte ushqime poshte, ta fshinte pjaten e gjelles me kafshiten e fundit te bukes e ta hante.
I ishin futur Aliut keto te thena ne gjak, sa me shume iknin vitet, aq me fuqishem tingellonin ato fjale.
U rriten femijet e ai kur i shikonte qe ata nuk e perfundonin ushqimin, here pas here iu thoshte fjalet qe dikur i’a kishte thene i ati:
– Fshijeni pjaten deri ne fund, mos e hidhni kafshiten e bukes poshte, se eshte gjynah.
Po femijet si femijet, here e fshinin e here e linin. Aliu nuk lodhej, vazhdonte ne te tijen:
– Fshjeni pjaten deri ne fund…
Here me te mira e here me te bertitura…ishte bere i bezdisur si me thene jo vetem per femijet por edhe per te shoqen. Edhe ajo vete, po pelciste, nuk dinte ç’te bente, qe kurre te mos i degjonte keto fjale, edhe pse e kuptonte si dreqi qe ishin me vlera.
Nje dite duroi sa duroi e i tha Aliut:
– Po leri femijët rehat, le te hane sa te duan, nuk e kuptoj se çfarë fiton apo çfare humbet ti nga kjo pune, aman mo Ali.
Po pse duronte dot Aliu.
-Hej – u fliste femijeve, ulu aty e fshije pjaten, nuk dua te shoh asgje ne pjate.
Ne fund te atij vakti e shoqja e Aliut, nuk duroi dot me, diç’ i ra nder mend e nenqeshi.
Pasi mbaroi pjaten filloi t’a lepinte me gjuhe.
Aliu e pa e u shtang nga habia:
-U çmende grua- i tha- ç’po bën keshtu!?
-Po e fshij pjaten deri ne fund, a nuk na i thua perdite kete, qe asgje mos te veje dem – i tha ajo me qetesine qe e karakterizon e duke mbajtur me zor te qeshurin.
Plasen te qeshura te forta e te gjata sigurisht…
E qeshura te shton jeten, thone qe eshte si stervitja, te ben te humbasesh edhe ne peshe gjithashtu.