Qerpiku me zdritet,
piklon se s mban peshe
kur loti i shpirtit prej gezimit me del
e me zbret si gurre.
Kudo qe jeni ne cdo gezim
o njerez te dashtun ne rrezatim une vij atje
ne gezimi tuaj e gezoj me ju.
Urata e bekime u nis perhere,
se krejt fort ju due.
Uratat qe me sillni e jo nje,dy a tre
por gjithmone permbi dhjete
i nis ne vargezim shpejt nga me vine
e mundohem ti kthej te shtuara per Ju.
Ndjesen ta kini nese harroj une ti kthej ndonjehere,
por prap fort u due.
U kam e shpirt o njerez te mi,
ne peme te jetes e te miqesise
ne pafundesi stinesh me begati aty do tu kem.
O njerez ju due gjithmone ne miresi
e gezoj per Ju.
Gezoj gjithnje.
“””””””””””””””””””””
Nje te dielle te paqte ne shpirt uroj per te gjithe.
Mos bani cudi per cicerimat
qe i kane njesoj,
se zogjt ngjasojne.
Te gjithe hane therrime edhe uje pine
è qajne dhe kendojne,
por zeri i tyre edhe i dallon.
Keshtu jem na njerzit.
Buke hame te gjithe edhe uje pime,
èdhe vere ndonjehere.
Me nje lot shpirti bejme drite ne qerpike
edhe kur qajme,edhe kur qeshim
è per gaz kur kendojme.
Kur rrotullojme goten me njeri tjetrin
dhe ne varg lidhim fjalet
e shterngoje zemren dhe lak i bejme hallit.
Ia ulim peshen kur te keqen e grime e me njeri tjetrin ne copa e ndajme.
Me vllazen bejme dasmat,me miqt e me shoket
dhe gezimin bajm mal.
Ne pullaz te qerpikut tek loti i shpirtit
qe njesoj del i vale
e njesoj dritezon,
ngjasojme dhe dallojme.
“”””””””””””””””””””””
Pambuk kam mbjelle.
Prashite è vadite,
edhe kam vjele.
Ne furke e me bosht
holle e kam tjerre.
Me fillin e bardhe
kam thure nje rrjete,
e vogel qeshe krejt.
Kur dielli shkonte
per nate te qete,
e kur hena mbi lume
zbriste prej qiellit
tek Vau i Thanes
mbi ujin kristal rrjeten kam hedhe.
Deri sa hena shkonte pas malit
s mbaj mend se sa here
ia kam ngri gjakun
è vec tash è di se sa e kam lendue
te miren nane.
Bekime me ka dhane,
ndonse ne heshtje e gjora ka thane.
Kuku per mue kjo cike tranajke,
bre,cka po ban,
se prej qiellit ne lume kurre s ka ra hana.
Zot ban derman!
S di a me ka fale e kam pishman,
e barre te rande,
kur mendja è shkurter
ne fundin e lumit
e peshkonte hanen!