13.2 C
Tiranë
E enjte, 27 Mars 2025

Terjana Merko

Po Jetojme luften ne kohen tone
Nje lufte qe ka pushtuar boten
Pa arme, pa krisma
Vetem te ruhemi nga vetja
Lufta me e madhe ne shekuj
E padegjuar dhe luftuar me pare
Nje beteje mes njerezve dhe armiku
Gjendet brenda saj
O zot mbaj doren!
Lutja dhe duart e gjithe njerezve,
jane ngritur drejt teje,
ndihmoje njerezimin
Ti je sheruesi i te gjitheve
Na jep force Zot
Te keqen qe boten mbuloi, largoje!
Sot, bota ka nevoje per ty
Ti je krijuesi, te lutem ndihmoje!
“””””””””””””””””””

Është zgjedhja ime..

Nëse do të më kërkonin
në jetë diçka të zgjidhja
Pa dyshimin më të vogël
Ty do të zgjidhja.
Nëse dhe një ditë
do të më linin për të jetuar
Përsëri ty, ty do të
kërkoja
Brenda ditës me ty të
Të jetoja.
Nëse edhe një mundësi
Në jetë të kisha
Mos e vër në dyshim
Ty do të zgjidhja.
Pastaj me të gjitha këto
Ditët, mundësitë,
Jetën më ty do të vazhdoja
Të krijoja
Pavdekësinë.
“”””””””””””””””””

Në më pyetshi kush jam..

Unë jam vetë dashuria!
Jam germa
E çdo vargu dashurie
Që çdo poet ka shkruar
Unë jam ndjenja!
Notat e këngës
së shkruar
Kënga që është
kompozuar
Kënduar me ndjenjë.
Unë jam ngjyra
Aty në telajo
Jam ajo çdo të thotë
piktori
Kur me penel mbi mua rrëshket.
Unë jam ajri, qielli, toka,
Jam dielli, hëna, yjet,
Jam çdo gjë që kërkon
njeriu kur dashurohet.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.