…edhe pse hesht!
Në fakt nuk e di nëse duhet besuar heshtja
As heshtjen ndonjëherë s’e kam besuar
Sepse edhe pse hesht me heshtjen e shtirur
Prapë kam heshtur edhe atëherë kur s’dua!
Por, unë gjithmonë kam qenë e bindur
Tek ndjenjat e tek mendimet e heshtura të mijat
Tek e pathëna me fjalë të heshtura
E tek fjalët që zhurmojne se brendshmi nga heshtja!
Dhe kur kam dashur të qaj, të loz, e të qesh
E kur kam bërë sikur jam e heshtur vërtetë.
E kur vetvetja ka klithur me shpirt ndervete
Sepse, sepse, sepse, gjithmonë gjurmoj sepse(në) në heshtje!
Gjurmoj vërtetë të pazene e folur
Të uleriturat e pazhurmshme tek mundohen
Tek e gjitha është thirrja që më ngjizet
Tek lëkura nën të e mbi të si rrengjethje!
Ehhh, e tani po hesht tek shkruaj në tastjerë
Tek hedh fjalët e pathëna me zë
Tek mendohem për të një miljontat herë
Sepse, jetoj, jetoj, jetoj edhe pse hesht…!
Teuta Osmani
Amerikë, 20.3.2020