E kot t’i thoni vetes NJERI…!
S’di si t’u sillesh disa njerëzve
Bëjnë protestë duke shkruar në statuset
“Do i heq nga miqësia njerëz që s’më lexojnë”
Kur shoh se dhe mua më heqin me ‘to…!
Dhe nuk di arsyen, shkakun, apo qëllimin
Që kur e lexoj nëpër ‘to këtë status
Më duket se vetja ime është kaq korrekte
Me këta persona që u bëj komente dhe like dhe kur s’mund!
Më vjen çudi për këta miq e mike
Kur nuk e kuptoj se si duhet t’u sillem
Duke lexuar me ëndje dhe pa hile
Apo , duke u sjell indiferente e pa asnjë klike!
Më vjen keq për veten që po shkruaj këtë poezi
Por, edhe për këta njerëz që më hiqeshin si miq
Sa edhe pse përtej respektit paska një pikë
Ku më s’kam përse t’u sillem e sjellshme dhe e urtë!
Ata, Ato nuk e meritojnë respektin
E megjithëse me respekt u jam sjellë deri në fund
Ata, Ato vet e zgjodhën tërheqjen
Sa i fshijnë të gjithë si dhe mua pa pendim!
Dhe unë më kot e vras mendjen
Kur pak e saktë më thonë të mite
Se gjithkush mendon si për veten
E veten kurrë s’e njohëm me këta miq!
Në paçi zemër, sedër e dinjitet
Në paçi kulturë, edukatë e respekt
E në paçi burrëri e shpirt si një poet
E kot t’i thoni vetes NJERI e shkruani saç e siç dini vet …!(pa njeri)!