E kam pak të vështirë të pranoj se ty të duan e të tjerat
E mua ndoshta , vështirë është të besosh që më do vetëm ti
Pasi që, të mirët duhen më shumë në kohë të vështira
E kur duhemi me zell shumë, bën vet kohë e mirë!
Ti e shikon, kam vënë syzet e Diellit të pasqyruar nga jashtë
Të të ndjek ndoshta nëpërmjet syve të të tjerave
Sepse edhe Dielli tek mua më ndrin nën lëkurë e fytyrë
Por syve , ç’ti bëj , ç’ti bëj kur ëndrra shohin vetëm ty?
E di, e kam dhe e ke të vështirë të ndihem kaq largë
Ku vërtetë ndjeshëm më trup kurrë nuk jemi parë
E sepse mua më duket sikur të ndjej, të shoh e të prek ngadalë
Siç shkruaj, flas, e shikoj ngjyra , fjalë, e mall…!
E kam të vështirë të të dua si gjithë të tjerat
Kur sapo i përmendë emrat t’u duken sikur të ishin dhelpra
E unë me ty jam mësuar të më thërrasësh pa zë , pa fjalë
E fjalët i gëlltisim në heshtje, duke u puthur me zjarr!
E kam, e ndoshta e ke pak të vështirë të më duash
Aq sa do edhe të tjerat që më një prekje apo dy
S’të lënë gjurmë të hedhësh të bësh një rrugë hua
Tek mua në ajër, në lapsin në fletë, fletë, flet…me ty!
Teuta Osmani
Amerikë, 10.9.2019