31.5 C
Tiranë
E shtunë, 19 Korrik 2025

Tonin Nikolli

Poezi nga arkiva e poetit brilant “TONIN NIKOLLA”

NË VJESHTË…

N’vjeshtë, mjerisht,
s’bien veç gjethet…
S’ka veç musht,
s’piqen veç frutet…

Tragjikisht,

rr’zohen dhe njerzit,

Këputen të mëdhenjtë,

rrojnë liliputët….

“””””””””””Imazhi mund të përmbajë: 1 person, duke qëndruar dhe E brendshme

GURORE…
Shkep shkëmbinj malit tim prej marazit.
I shtrydh në grusht, i bluaj prej dhimbjes.
Me pluhurin e bardhe mjekoj plagët…
Kënge Ajkune vajtoj me piskamë Bjeshkës.
Përkëdhel trungjet e rreshkur të lisave të vjetër.
Me lotët e mi ua përkul degët, ua shkund gjethet…

Shkep shkëmbinj malit tim, i rrokullis me rropamë.

Lugjeve të shpirtit. Gropave të zemrës..

Mbi vendfjetjen e ëndrrës, i mbledh muranë…

“””””””””””””””

VJESHTA FLET NËN ZË ..
Keni parë?
Zbardh përherë e më vonë…
Gjithnjë e më shumë gjethe,
mëngjeseve,
gjenden mbi tokë…
Krihem çdo ditë
dhe gjej…më pak flokë…
Përpara se të dal,
shoh, mos kam harruar gjë…

Dikush,

përherë thoshte:

“VJESHTA VJEN PA ZË…”

“”””””””””””””

TONIN TЁRSHANA
– Në përvjetor të PAVDEKJES –

Nuk e di,

pse emrin e kishe Tonin,

a,

pse i këndove pranverës,

te desha shumë

dhe meloditë tua,

i regjistroja zemrës…

“”””””””””””””Imazhi mund të përmbajë: 1 person, ulur

PRAGNATЁ…
( Nuk eshte asnje pervjetor.)
Dada Tone dhe Nënat që bujnë afër Diellit,
sa të erret,
ndezin qirinjtë,
dalin në sofër të qiellit
dhe njëra me tjetrën,
flasin për bijtë…
Kur malli t´u mbushë shpirtin
Plot,
plot,
plot,
shkrehen në shi
dhe tokën njomin
me lotë…
“”””””””””””””””
FJALЁ SЁ LARGU
Ti më thua, se në natë,
Pas dritares t’erdh dikush.
Të trokiti në kanatë,
E rrufeshëm, shkoi, u zhduk…
Në xhamin zbardhur me brymë,
La një shenjë, ashtu, me ngutje.
Edhe mori arratinë,
Qiellit, tokës, avull, puthje…
Ti më thua, se në natë,
Pas dritares t’erdh dikush.
Të trokiti, lehtas, pak,
Aq sa shpirti t’u përpush…
Edhe iku larg, shumë larg.
Pa lenë shenjë, pa lenë gjurmë.
Në horizontin që po zbardh
La dy gishta ngjitur në buzë…
Nuk e di, në isha zgjuar,
A, veç fort, më tundi ëndrra.
Nata heshti e trishtuar,
Kur u zgjova, m’dhembi zemra…
BINJAK ME GJETHET
Po këputeni?
Po bini?
Po shkoni, gjethe?
Pse nguteni,
e m´lini,
vetëm në ethe?
Veç ju,
kur lindni,
me kujtoni se jemi binjakë
pranvere…
Veç ju,
kur mbushni hapësirën,
më kujtoni lirinë time,
dhe vargonjve,
nuk ua dua mëshirën…
Veç ju strehoni zogjtë,
dhe këngën e tyre
e fishkëlleni me erën…
Veç ju jeni jeshile,
si sytë e vajzës së dikurshme,
me njëmijë hile…
Po këputeni?
Po bini?
Po shkoni gjethe?
Një ditë,
n´udhëtimin tuaj,
merrmëmi me vete…

Për trill,

të rikthehem prapë me ju,

në Prill…

“”””””””””””Imazhi mund të përmbajë: qiell, re, pemë, bimë, muzg, jashtë dhe natyrë

ARITMI…
Më zgjon tik – tak -u i një ore të largët,
natës së errët,
orar pa orar…
Më duket vetja lavjerrës i përjetshëm,
në aritminë e pasaktësisë
së saj…
Kjo orë e pazakontë,
ndryshe nga të tjerat,
kafshon në terr,
si sukull e leshtë..

Kohën time të mangët,

më keq se të saktat,

ma gërryen,

ma vjedh,

e fsheh në vjeshtë…

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.