15.5 C
Tiranë
E shtunë, 2 Maj 2026

Tonin Nikolli

KODI RRUGOR
4.AKSIDENT ( fundi i ciklit )
Në rrugë të ngushtë,
si në kohën e vjetër të cjepve mbi urë,
u gjendën përballë,
dy benza me brirë…
Me drita të gjata flakë e prush,
bori kumbuese,
kërcënueshëm,
të marrë,
kërkojnë rrugën e lire…
Asnjëri anën, për be, s´e merr…
Bëjnë aksident,
për tmerr,
për tmerr..
“”””””””””””””

ARKITEKTURЁ FANTAZORE
Ke shtëpinë tek parku me njëmijë drurë,
një çerdhe trumcakut s´ma ndërtove kurrë…
Mbështetur parmakut, ëndrra thur e shthur,
plasa prej merakut, plaç e mbetsh pa burrë…
Ke shtëpinë tek ujëvara, q´ushton ditë e natë,
me dritare hapur kanatë më kanatë…
Në pranverë e dimër ndizesh zjarr e flakë,
shuhesh n´etje malli, prush nën hi, je prapë…
Ke shtëpinë e ajërt, pa mure, çati,
dielli ndriçon brenda, here të njom me shi…
Vjeshta këput gjethe, bën fustan për ty,
Të të fshehin trupin, mos të t´hanë me sy…
Ke shtëpinë prej gote, mbushur plot me verë,
E pi gjak të kuqe, me ujë pa e prerë,
Shtratin- fantazi, pa mbulojë nderë,
mbyllur, mbyllur, mbyllur…pa çelës ne derë…
“”””””””””””””””””””

KOD RRUGOR – poezi verore
1. ( kundersens)
Në këmbë,
mbi gomar
a në benz,
shqiptarët ecin
në kundërsens…
2. ( parakalimi)
Shqiptari në korsi të dytë,
shkon ëndërrues,
n’humor me yjtë…
Gjer në momentin fatal…
Kur një tjetër,
me shpejtësi
e parakalon pa sinjal…
Rrëzon ëndrrat,
fik yjtë..
Ndërron marrshin,
shkel gazin,
dhe mbyll sytë…
3. ( rrotonda)
Në rrotondë,
siç mblidhen lopët kokë më kokë,
kur bie ujku në tufë,
futën shqiptarët triumfatorë
dhe nuk hapin udhë…
“””””””””””””””””””May be an image of 1 person, standing, plazh dhe oqean

GRIMCA…verore…
PËRSHESH…
Nëse pres të më emërojnë poet,
politikanët injorantë,
poezitë e kohës,
do grimcoj në kupë..
…përshesh urie,
t”i kthej në m…
SYTЁ…
N`riliev të shpirtit,
liqenjtë e mi,
janë afër me të tutë…
Në njëri – tjetrin,
pinë ujë…
KOT…
Asgjë pë t’u shënuar.
Mbrëmja vjen,
rri pak me mua
dhe…
Fle…
FIK E NDIZ. ..
Herë më kujtohesh,
Herë më humb prapë. ..
Si llambë e pashtrënguar,
Që s’bën mirë. ..kontakt. ..
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.