19.5 C
Tiranë
E martë, 17 Qershor 2025

Veledin Durmishi

NJE PROZE E BUKUR POETIKE

Fjalë për librin e Fran Lleshit “Përtej rrëfyesit”

Të lironin shpirtin nga ajo mugëtirë e errrët komuniste, të kërkonin atë fill ëndrre të cilën mund ta realizonin tej kufijve të atdheut i cili i donte bijtë rreth vetes, por fatkeqësisht nuk mund t’u siguronte dot të ardhmen. Aleksi, personazhi kryesor, nje djalë i hajthsëm, plot talent, plot mundësi, sulmoi kufijtë jugorë të vendit; ai nuk e dinte cfarë e priste përpara, por e dinte se nuk shkonte për të vdekur. Një djalë me dëshira të flakta për njohje të reja, kërkonte të njihte njerëz, fate njerëzore, të njihte historinë e një kombi të vjetër e të lashtë si Greqia. U nis për pak kohë, ja sa të rregollonte pak shtëpinë, të rriste fëmijtë, por puna e rrëmbeu dhe ai ndenji shumë vite në Greqi. Ai njohu jetën me të gjitha përmasat e saj. Diku edhe u zhgënjye, por së shumti ai njohu njerëz që e thërrisni edhe “bir”, apo edhe “vëlla” Një histori njerëzore e mbushur me dhimbje, mall, dashuri, ndjenjë që një djalë përjeton rrugëve te huaja, por që në cdo hap e ndjek pas hija e të parëve të tij, fjalët e babait i ka te sytë e tij të cilat edhe e orientonin.Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti
Libri është i ndarë në kapituj pa emërtim, por një fill i përshkon të gjitha faqet, ku personazhi kryesor i dha autorit një fill ngjarjesh të cilat janë edhe lënda e parë e këtij libri. Histori njerëzore nga drama e madhe e kurbetit, ku shqiptarët kanë përjetuar edhe tragjedi, drama pa fund, fate njerëzish që në emër të jetës morën udhët e kurbetit me atë torbën proverbiale në sup, por në një bohce kishte marrë bekimin e tokës së vet që jo se nuk i donte bijtë e saj, por nuk mundi dot t’i mbante në jetë për të përballuar sfidat e reja të kohës së re. Autori, Fran Lleshi, hyn thellë natyrës njerëzore, mëton virtutin, larton nderin e dinjitetin sa diku nje burrë grek që i conte ushqim Aleksit, ndërsa gjykonte gruan e vet përse nuk kishte gatuar edhe për djalin shqiptar, iu hakërrye së shoqes duke i thënë: – Me cfarë shpirti duhet të dorëzohesh ditën e fundit? Një pyetje sa mjëra faqe libri. E djali unë verior e ka të qartë se ditën e dorëzimit të madh ai shkon me dinjitet, ndershmëri, empati. Romani ka natyrshmëri, në shumë faqe të tij është afër një proze poetike, ku figuracioni, gjuha artistikisht e goditur, paralelizmat janë të shëndetshme duke e bërë këtë libër të pëlqyeshëm
I uroj suksese Franit!
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.