19.5 C
Tiranë
E dielë, 10 Nëntor 2024

Irena Molla

 

Mjera ti moj shqiperi
Qe stu hoqen hallet kurr
Pse o zot nuk e mban doren
Pse zemren e ke ber gur.L'immagine può contenere: uccello, il seguente testo "Shqiperia ime Ngushellime"

Mjera ti moj shqiperi
Qe ste qeshi buza kurr
Cqe ky fat i zi per ty
Qe nuk ngeli gur mbi gur

Mjera ti moj shqiponje
Qe stu tha syri nga loti
Sa ngrihesh te fluturosh
Syt i mban vetem te zoti

Ngrije koken moj shqiponje
Se ashtu te ka lezet
Ti nderon flamurin tone
Qe me gjak eshte lar nje jet

“”””””””””””””””

Në tango të t’ftoj shpesh kam dashur
Dhe hapat i hodha për tek ti
Po gjuha te flas s’di pse më është trashur
Dhe këmba te ecë seç mu mpi

Nje natë një tango e doja
Nën dritën e hënës kafshuar
Do dora do zemra, hesht goja
Një tango humbet pa filluar

E doja pak dorën ta hidhja në mes
Dhe buzët ngadal rreth qafës ti zbres
Në tango të ftoja nuk kisha guxim
Se ti ishe diell rreze përvëlim

E doja një tango një natë shfrenuar
Se tango thon zgjon pasionin harruar
Një natë buzë detit në tango të ftoja
Eh ma donte shpirti, eh s’pranonte goja.

 

 

 

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.