8.5 C
Tiranë
E dielë, 23 Mars 2025

Alqi Dede

 

PORTRET

VASIL ZHEBO
NE 94 VJETORIN Ë LINDJES..L'immagine può contenere: 1 persona, primo piano
Ishte nje koincidence e bukur kur nisa te shkruaj per Vasil Zhebon sepse kjo perkonte me datlindjen e tij. 94 vjet me pare erdhi ne jete pikerisht me 7 te shkurtit 1926. Kaloi nje femijeri me hallet ë shqetesimet ë kohes .Me 39 ndjeu pushtimin e vendit dhe pastaj lufta qe skish se si te ishte indeferent si shume djem e vajza te vunoit. Nje familje e lidhur me vendin ,token ë gjithcka tjeter per te perballuar veshtiresit e jetes.Vrasjen e te vellait,Gogos sebashku me 3 te tjere qe spranuan te visheshin milice i perjetoi me dhimbje dhe lane gjurme jo te pakta ne shpirtin e tij.Fshatin e dogjen,e shkaterruan e shkretuan dhe iken refugjate ca brenda e jashte vendit kur filloi lufta italo greke.Varferi dhe skamje ngado.E indinjuan dhe revoltuan pa mase dhe si rruge te vetme ishte shporrja ë tyre nga vatani.Ishte viti 1942,tashme 16 vjecar qe doli malit e u rreshtua me forcat e Brigades V sulmuese,partizane ne luften per liri.Ne zjarrin e luftes u kalit e u brumos,fitoi pervoje e guxim.Lufta ishte nje shkolle e vertete.Vasili doli nga lufta me nje krenari legjitime,si fitimtar i nje ushtrie ku bente dhe ai pjese.Doemos me i rritur e me i pjekur per tu perballur me veshtiresi qe kerkonte rindertimi i vendit. Vazhdoi shkollimin dhe studimet brenda e jashte vendit,me kurse e pune te panderprere filloi punen si nje oficier kariere. Militoi ne radhet ë MKA per nje perjudhe te gjate,40vjecare qe sic e thote dhe vete, Bashke u rritem e na rrite / ushtri trime-heroike.Jo vetem kaqe por ai zoteroi me aftesit qe kishte ,armatime moderne per kohen,me teknollogji te avancuar si raketat e drejtuara kundrajrrore “Toke -ajer”.Kaloi nje jete me veshtiresi dhe peripeci jo te pakta Mendja e shendoshe,dora e forte,intelegjenca e spikatur,aftesi komanduse te lakmushme,kuadro me karizme dhe me kapcitete intelektuale,i sjellshem, i thjeshte,i edukuar dhe i dashur,fjalepak, i mendjes e i pendes la gjurme kudo qe shkoi,ne Tirane,Vlore,Elbasan ë se fundi ne Tirane qe respekti dhe nderimi per kete njeri kane qene te merituara.Nuk e teproj aspak po te them se kuadro si Vasil Zhebo i benin nder ushtrise me integritetin dhe personalitetin qe kishin .Kjo eshte nje e vertete qe e pohojne pergjithesisht te gjithe ata qe kane pasur mundesi ta njohin dhe punojne me te. Vasili kishte dashuri e mall per vendin e vet,per gurin e babes si i thone qe e digjte perbrenda deri sa e mori me vete kur ndrroi jete. Nuk eshte e veshtire per ta evidentuar sepse eshte e dukshme ne krijimtarine e paket poetike qe na ka lene.Vellimin poetik me nje titull domethenes metaforik “Bien yje nga ulliri”,redaktuar nga nje emer i madh i letrave shqipe,Odhise Grillo nuk arriti ta shikonte per se gjalli.Ai hedh drite per nje ane tjeter te figures tij qe pak e njohin si krijues. Ai i kendoi luftes, trimave dhe deshmoreve te saj;dashurise si fuqi qe ushqen shpirtin dhe i bashkon njerzit me nje lirizem te godiur, por dashuria per nenen eshte sublime; bukurive natyrore,Jalit te mrekullushem,detit,eres malit,flladit te fushes,cobanit me bageti dhe tingujve te cules dyare,ullinjve,kurbetit,zakoneve e traditave. Libri ne fakt eshte i thjeshte dhe ka kaluar pa u vene re ndoshta, nga publiciteti i paket qe i eshte bere,por qe te emocionon nga brendia e tij.Te gjitha krijimet jane mbresa,emocione te castit ,shqetesime te brendeshme per kohen dhe per njerzit,ngacmime nga perjetime te rinise dhe te koheve te mevonshme,kane mallin dhe nostalgjine per ato vende te bukura qe ka kaluar femijerine ,mbresa dhe emocione per ato vajza trupsorkadhe qe e ndeshim jo rralle ne vargjet e tij duke i dhene asaj nje kuptim metaforik.Ai here i ngjason me diellin ,me hene, ku e quan leshderdhura rremba-rremba,e krahason me sorkadhen,me trupsorkadhe ,ku e krahason me zambakun e ku me trup lastarqershie,e diku tjeter shtat’hedhura si selvi e diku tjeter akoma si shtojzavalle duke meshiruar ne to bukurin e vajzes vunjotese,me ate ngrohtesin,embelsine dhe zhdervjelltesine e shkathtesine qe ka. Figuracioni dhe kryesisht me epitete e me nje gjuhe popullore per te kuptuar ate se cka ato perfaqesonin se … vendi merr nje bukuri te madhe / se ka te tilla sorkadhe. Ai i kendon dashurise me ciltersine dhe sinqeritet pa ngarkesa te teperta Vargu i tij i ngrohte gurgullon si ujet ë lumit,si valet e detit .Ai ka krijuar sipas perfytyrimeve te veta ,te perceptimeve qe ka marre nga jeta ,me nje gjuhe te thjeshte dhe pa rendur te kerkoje figura .Thjesht ajo buron vetiu .Me sa duket Vasili dhe nga ky vellim poetik kjo me se shumti ka qene nje hobi ,nje trill poetik qe ska dashur te beheshin publike.Por duke i pare me ne thellesi ,ne origjinen e tij ,ka dicka te trasheguar ne gene sepse dhe babai tij ka qene i njohur ne kete fshat per krijimtari popullore por qe fatkeqesisht koha i ka mbuluar ne pluhurin e saj. Po me tret me ato naze / moj thelleze ë trupsorkadhe/ as me jep nje gjysem fjale / te mos rri si zog i vrare./ te poezia Na cfaqe si lule prilli. C’me pengon deg’e ullirit / te ta shoh driten e syrit /Vetetin si drite agimi/ bien yjet nga ulliri/ Ne lastar tu shpleks gersheti / c’te pengoja une I shkreti (Bien yjet nga ulliri). A e dini se c’pesova / kur me nje vajze u takova?/ Te dua desha ti thoja / do ti qe m’u vulos goja ?…..E dija veten te forte / po ajo me shtriu per toke / me fshikulloi si me palle / me ate fustan me pale. (Kur me nje vajze u takova) Kur u rrite moj sorkadhe / qe ma more mendjen fare / ne qytet apo ne male / a mos jeni shtojzavalle? -U rrita ne fshat manare / plot ullinj e portokalle / ne vendin qe rrit limona / dhe ne pune u zbukurova Shikoni sa bukur e ka sintetizuar portretin e saj ne vetem 4 vargje kuptimplote.(Kur u rrite, moj manare).Ne nje poezi tjeter ngrihet kunder zakoneve qe ndridhnin prangosnin lidhjet dashurore me besime te kunderta:…Sa pikasi fshati lidhjet / nisi sherri e kercenimet / Besimet nuk u perkonin/ qe shkelur rende zakoni !?/ Cobani e cobanesha / lane dhite e mblodhen leckat /mos t’u benin dhjame i qenit / me rrembim braktisen vendin.(Cobani ë cobanesha) Keto e poezi te tjera e shprehin dashurin me nje gjuhe te thjeshte ,ne traditen popullore. Poezite per nenen dhe ne kete vellim zene nje vend te merituar dhe as nuk vjeterohen kurre :…Zeri i tyre aqe i embel / dhe i thejeshte / ma hiq lodhjen ,na jip zemer / na jip jete, dhe me poshte Ndane zjarrit na hiq dhimbjet / nga te ngriret / na lidh plaget,na mekonte / si femije … qe simbolizon dashurine dhe ngrohtesine e saj. (Nenat tona) por ne nje poezi tjeter ju drejtohet atyre :Te mbeten ne trup te zezat / moj neno / Me shpojne zemren te shkretat / kur ti shoh ….Flak te zezat me te ligat / qe ke shkuar / lule te te shoh si jeta / te gezuar… Libri rrek nje tematike te gjere ku pa dyshim lufta Nc-Cl ze nje vend te dukshem si vete pjesemarres i saj aktiv.Ja si u kendon te reneve :…Cdo burbuqe qe ka celur/ rrenjet ka ku nisen plaget/ forca juaj aty nisi / sot mbi te ngrihen oxhaqet…Permbi tufa trendafilash / vjen ne to kendon bilbili…Per 4 deshmoret e pa shpallur ne Dhermi qe spranuan te visheshin milice dhe italianet i vune e hapen varret vete dhe pastaj i pushkatuan.Midis tyre ishte dhe vllai i tij : Te patundur ,kryelarte / me sy cike,puthen malet / te sigurte se dhe xhelatet / nga ky shkemb i prisnin varret …Gjaku i derdhur zjarre ndezi / ne flamur ë vu rinia / Vrulli popullor nuk rreshti / flake shpertheu shqiperia . si nje prelud i luftes se mevonshme partizane .(Gjaku i derdhur,zjarre ndezi).Per tribunin popullor te krahines Himare,Zaho Koken: Buzeqeshuri si hena / trupastrit te rriti nena / bilbil goja ,rrufe kenga / per liri te digjej zemra. Me pak fjale ,te kursyera po shume simbolike “si hena, trupastrit, bilbil,rrufe ..” e ka portretizuar shume bukur figuren e tij. Edhe keto mjaftojne te thone shume me teper per te treguar karakterin e tij. Nje portret madheshtor qe buron nga njohja e afert me te. (Shqiponja me vetetima) ndersa per heroin e popullit Llambro Andoni: Ne ate vrull ishe ne balle / trup e zemer ndezur vale /u sule permbi gjermane / bisha e hekurt u ndal ! …Shoket shkeputne luftimin / i fundit mbete ti , trimi ?/ ne betejen buze drinit / i ndezur te mbeti ylli ! (Si sorkadh kalove shtigje) dhe per Pano Dhimegjoken : …Nen zjarr doli Pano trimi / me terbim qelloi mbi qenat /kur pas Aliun (Demin-shen.im) sdegjoi / me tej nuk i beri kemba…dhe se fundi nje poezi per ish partizanen Lefteri Kapo : Keto vargje qe po shkruaj / do t’i lidh t’i bej buqete / ti ve tok me trendafilat / permbi pllaken e mermerte ! (Lule nder lulet e bregut ) Vasili perjetoi ato vite qe u permbys sistemi dhe si erdhi demokracia te ne.Ai u perfshi ne vorbullen e saj ne nje kioske qe kishte sajuar ne Tirane te re dhe rropatej poshte e perpjete me ca qeska ne duar per furnizim qe dhe ate se vazhdoi per shume kohe se semundjet bene punen e tyre dhe ndrroi jete ne moshe te re qe kishte shume per te thene. .Ai ishte me ide progresiste dhe i pershendeti keto ndryshime: U desh forca pluraliste / keto nderpleksje ti zgjidhte / Sa u hap drita jeshile / ushtoj gjoksi i te rinjve …Presim drite ,presim diell / ne kete truall te vyer /jete te lire e te qete / pa eksese emerkeqte !….(Hiq ferra e kalbezime) dhe me tej :Populli kerkon pranvera / kurre varre edhe zgjedha ! / nuk do gjak ,nuk do as kthetra / na dhembin plaget e vjetra .(Na dhembin plaget e vjetra) Por do provoje dhe zhgenjimet per ndryshimet qe sndryshuan gje qe i shpreh ne vargje ,me dhimbje ne shpirt per ca ide te turbullta shoqerore qe e nisen rrugen pa u meshiruar ne praktike :Qeme te shporrej diktatura / ish e ashper kish tortura / vec diktatura te reja / kurre sna i do mideja ! tek (Zhurmon vendi dridhet toka) dhe me tej te nje nga poezite qe per mendimin tim eshte me arrira ne ide dhe nga ana artistike:Na lodhet me politike / me krisma ,pranga e frike / Populli kerkon pranvera / gezim dasma dhe harera ….Kush e ben zap varferine / krimin,vjedhjet,anarshine / dhe eksodimet malinje / ai e do shqiperine / dhe meriton dashurine ! Po Vasili eshte shume i ndjeshem ndaj fenomeve te tilla shoqerore si kurbeti qe eshte nje plage e rende dhe vecanerisht per Vunoin, shkretuse ,vrastare :Plage e vjeter e kurbetit / na helmoi / koha e pertej detit / sperendoi .Te ben pershtypje ndonje poezi qe trajton disa dukuri shoqerore qe shoqeruan demokracin mbi traditen dhe zakonet ,maniera e forma te reja “moderniste”artit dhe muzikes qe te rinjte perbuznin dhe injoronin pervojen dhe ate cka ishte –racionale nga ajo qe trashheguam pamvaresisht nga sistemi qe ishte ; Te vret veshin kenga labe / qe nuk ka britma dhe xhaze ?/ Qesendisni e gajasi / kerkoni ombrellen mos lagi !…..Pse percmon vendin ku linde / kenget e nenes trime ?/ Sa embel te zinte gjumi / kur me ligje te perkundi….(Te vret veshin kenga labe) Dhe si permbyllje te ketyre poezive qe jo me kot e lashe ne fund jane malli per vendlindje.E ke nuk e ka djegur malli per te ? …Kendova per ty ,fshati im / per njerzit e punes / ligjerova per te renet /dhe tmerret e luftes …Nje merak me ka munduar / qe te vij te guret / te nxjerr mallin e vendlindjes / te shkel brigjet,fushen .(Guri i lindjes eshte i shenjte) .Eshte per tu vene ne dukje se shume nga keto krijime jane njeherazi dhe kenge popullore qe i shkojne per shtat kenges himarjote .Vasili ka qene njeri i apasionuar jo me per poezine por dhe per kengen himarjote qe kur vinte rasti behej dhe vete pjese e saj. Keto ishin disa lule qe i mblodha dhe i bera buqete,ne kopshtin poetik “Bien yje nga ulliri” te poetit Vasil Zhebo si nje homazh ne pervjetorin e 94-te te lindjes. Kujtimi i tij..ne perjetesi.

Bolonja me 7 shkurt 2020 Alqi Dede

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.