VARRIM I TRISHT
Betuar qesh, dhimbje t’mos shkruaj
Ti mbaj për vete,vetëm të vuaj
Por nuk mundem,po humb gjithçka
Zhytur në faj, më duket vetja
Brengat e shpirtit dua t’shpërthej
Dhimbjet vuajtjet e zemres ti rrëfej
Është plagë e thellë, kurrë nuk mbyllet
Ngushëllohem pak, vetem me vargjet
Baçi ndër të vetmit,vëlla i yni
Me i urti puntorë, fjalë pakti
S’i merrej vesh, kurrë s’ankohej
Dhe në mos kish, Ai nuk kuptohej
Trishtim e tmerrshme,lemeritëse
Iku i pesti, në rradhën e femijëve
Iku dhe si…në luftë,rrethim
U përcoll me fare pak, njerez në varrim
Mungonte njëra moter, vëllezër dy
Dhe nipër,mbesa, miq e kushëri
Virusi i flamosur, na kushtoj rënd
As dorën në ballë, ca s’munden të ja vën
Kjo do mbetet, kurrë s’do harrohet
Varrim i trisht, gjithmonë do kujtohet
Demir Rusi