2.5 C
Tiranë
E martë, 11 Shkurt 2025

Anila Kodra Kotroci

 

E inspiruar nga nje vije melodike …L'immagine può contenere: Anila Kodra, occhiali

A THUA TE NDODHE …

Kete mbremje, me ere dhe shi
Kur tek ti bie debore,
A ndodh t’mos vije mengjesi i ri ?
Te zhdukemi si dy meteore?

A ndodh vertet vec fantazuam ?
Thua te mbetemi te dy peremra ?
Thjesht ne kohera te dy udhetuam ?
A ndodh sot te na ndale zemra ?

Ndodh vertet te mos takohemi
Dhe vetem endrrave ishim bashke ?
Do jete vone besome, do pendohemi
Eshken e shpirtit pa djegur ne ashte !!

Ndodh lumenjte e mallit te thahen ?
E perroi i shpirtit te ndotet sot ?
Bora e shiu e di , nje dite do ndalen
Dhe pse mbytur ne ta , s’u urryem dot.

E thua te ndodhe kjo, a beson
Qe te mbetemi thjesht nje tregim ?
Shihe sa shpejt kjo jete shkon
S’dua une dhe ti te mbetemi anonim !!

Shihe, ja po vjen serisht mbremja
Kaloi dhe nje dite gjithsesi,
Ne thare bere pluhur nga brenda
Jetuam nje jete por pa njohur dashuri…

Anila Kodra Kotroci
Ancora io 01/04/2020

ZOT . BEKOJE SOT BOTEN ..

Nese Zotin kemi harruar
O njerez , shume kemi gabuar.
Vete Ai na solli ne kete jete
Dhe prej Tij shpetim do kete.
Frymojme si njerez , engjej nuk jemi
Mes nesh ka nga ata djall u themi.
Se duan boten ta kene ne duar
Pa plumba vrasin , duke shkaterruar.
Ndaj syte nga qielli ngri o njeri
Me shume se Zoti ti nuk di .
E nise si shkence e si studim
Kushdo e beri , ky eshte vec krim .
Mos ii dil Atij para askurre
E mbolle vdekjen, digjesh ne furre.
Le ta gjykoje tash Zoti vete
Se sa do dhembi ky i zi kjamet.
Na mbetet Atij tani me ju fale
Meshires,Hirit te dashurise se Tij si mal
Zot . Bej te qeshe prap mengjesi
Te shuhet mortja,te tjere mos vdesin.
Se s’po ka varre per te varrusur
Covid a Corona vret si e marrosur.
Po shuhen jetet nje e nga nje
Zot , zgjat nje dore shuaj kte gjeme .
Ate qe vete mbolli i lige njeriu
Shuaje Ti. Ti je Bariu.
Shume jete u shuan ne shume vende
Ruaje Zot sot , Ti vathen tende .
Lesho bekimin mbi boten sot
Ndal kataklizmen , fshije cdo lot .

Anila Kodra Kotroci
Ancora io. 20/03/2020

EJA…TA SHEMB BOTEN ..

Kur me ty perqafohem
S’di pse me duket sikur shembet bota,
Yjesive udhetoj . Egzaltohem
Vec teje te gjitha jane te kota …

Kur me ty takohem
Pole te kundert magneti jemi ,
Ti shtyn , une me shume afrohem
Sa te ndryshem dhe te njejte. Ndaj dhe duhemi ….

Ka ndodhur dhe jemi grindur
Nuk folem pak.Zemrat benin bam-bam
Te dy si femije te pa bindur
Si qielli ne dimer te dy ,edhe qame ….

Tani s’di se ku je
Kete mbremje dua fort te te perqafoj
Ta celim qiellin te largojme cdo re
Dua universin bashke ta pushtojme …

Kete mbremje te te perqafoj dua
E boten krejt le ta shemb,
Satelite ne nje orbite te jesh me mua
Te harrojme c’ka trishton e fort dhemb.

Dikur me the edhe ti
Kur ne perqafohemi bota shembet,
Sot eja , eja ne mbremje perseri
Me ka marre malli ta shemb boten, vertet…

Anila Kodra Kotroci
Ankora io 27/03/2020

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.