14.5 C
Tiranë
E enjte, 6 Shkurt 2025
PORTRETI I FEMRËS
Porsi qielli i zbuluar,
Porsi drita në agim,
Porsi zjarri i pashuar,
Porsi gazi i pambarim.
Porsi kënga me refren,
Porsi lule plot madhështi,
Porsi dielli që shkëlqen,
Si ylberi, si hyjni.
Dashurinë e mban zgjuar,
Bukurinë, me dritën larë,
Je si ëngjëll i bekuar,
Që dhuron margaritar.
Data. 12 Gusht 2021.
“””””””””””””””””””””””””
Të nderuar miq dhe lexues, kam kënaqësinë t”ju njoftoj se doli nga shtypi libri im i dytë, poema “Plagët e demokracisë “
FRAGMENT NGA POEMA..Mund të jetë një imazh i libër dhe teksti
U vështirësua jeta sa u kthye në një stres,
Me shumë vuajtje e halle, gjithë vendi u mbars,
Por gjindet rrugzgjidhje , se një popull s’vdes,
Shpërtheu eksodi i tmerrshëm me 6 Mars.
Një nga një anijet morën arratinë,
Kaluan detin e iu afruan bregut matanë,
U krijua imazhi se Shqipëria sulmoi Italinë,
Me marrë hakun e 7 Prillit tridhjetë e nëntë.
Por ato nuk mund të ishin anije të rrezikshme,
Plot me njerëz pa uniformë, jo të veshur mirë,
Ata asnjëri nuk kishin pamje të frikshme,
Ata ishin shqiptar, që kërkonin veç mëshirë.
Ata ishin pjellat e diktaturës, mjerimit e dhunës,
Që lanë mbrapa me neveri nënën e turpit,
Ata ishin viktimat e Partisë së Punës,
Pa pasuri tjetër, përveç rrobave të trupit.
Kjo ishte një tragjedi për popullin shqiptar,
I iku krahu, mendja, e ardhmja e atdheut,
E njëjta gjëmë ndodhi pesëqind vjet më parë,
Gjatë pushtimit turk, mbas vdekjes Skenderbeut.
Isuf Sokoli, Bolzano , datë 7 Gusht 2021 .
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.