11.5 C
Tiranë
E premte, 18 Prill 2025

Bukurie Bucpapaj

PRITJA…..

Nëse pritja ngjan me shekujt,
të duket aq e largët, aq e gjatē,
Vrapo krahëhapur porsi flutur,
mbi lulet e saj, thithe atë nektar.
Atë nektar, që njomë shpirtin,
zemrën e çmend në pafajsi.
Vrapo drejt saj, trego guximin,
Luan(esh) bëhu për dashuri.
Aq magjike kjo dashuria aq sa ,
kohës i thotë ndalo, prit “ca pak”.
Dy shpirtra atakohen në një çast,
E në mëndjet e tyre mbetet gjatë.
Dy buzë prushuar, tharë nga etja,
njomen nga puthje të etur zjarri.
Sa pushtetshëm, të duket vetja,
Në idilet e saj shuhet,pra, malli.
Nëse pritja ngjan me netë dimri,
të gjata, të ftohta, pa ngrohtēsi.
Pranverë fjalësh, mblidhi shpirtit,
Aty gjen prehjen deri në përjetēsi.
Aty ku thjesht je robëruar,
i pafajshëm si një fëmijē.

AUTORE

Bukurie Buçpapaj

17.7.2022.

“””””””””””””

IDILË DETARE,,,,,
Det o det më fal pak kaltërsi,
nga bluja yte dehem,prehem
E tërë qënia mbi valë , heshtur rri,
mbi valëza dallgësh, përhidhem.
Flokëarti diell përformancë mbi valë
dy pulëbardha kërcejnë si vallëtare ,
anije nga porti hynë e dalin ngadalë,
ngazëllejnë retinën e syrit detar.
Dallgët garojnë të puthin buzët brigjeve
kush i pari të njomë buzëdjegurin breg,
Që po pret e pret plot zjarr e mallë,
Ashtu siç pritet një dashuri e parë.
Tutje një vashëz mediton mbi rërën e lagur
muzika në sfond nuk ka fare të ndalur
megjithatë ajo vazhdon stoike në paqe
Ani pse dielli dashuror i puth ato të sajat faqe.
Det o det , më falë dashurinë
Siç dashurove bregun me valë,
Aurorë fillimesh ,miklim i magjisë,
Aty ku fillimet bëhen romancë

Autore

Bukurie Bucpapaj

13.7.2022.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.