Do te postoj me rastin e festes se pavaresise,ca vargje per nje tèrim ,hero te Vlores i quajtur Kanan Mazja nga Shkoza e Sevasterit.
Ishte viti 1938.Regjimi zogist e kish lène heroin e popullit Kanan Mazen,pa pension, pa kujdes dhe te mjerè me nje tufe femije per tè ushqyer.
Heroi ishte plagosur ne luften e Kotès per çlirimin e Vlores 1920.
NOFULLA E LEGJENDÈS…
Nè Fratar kush ardhur Heroi i Kotes
Dhe pat qèndruar nè Symizè
Me dore mbante nofullèn dhe sytè me lotè,
Ndèrsa takon Rremen me Hazizè
–Pse qan,–i thoshte Rremja,– zoti Kanan ?
Por Heroin e kish zènè deshperimi,
Ah, rènkoi; — breshkamèdhenjte pse s me vrane
Po mè lane keshtu, nè ketè ditè mjerimi ?!
Babai ja nguli syte e nuk ja ndante,
Kanani fliste e i leviste nofulla
Rremja me sy po vazhdonte t’a hante,
Ndersa vehten mallekonte heroi nga Shkoza
Pse mè sheh ashtu, or djal’ i mbare
Mos vallè jam bèrè mè i bukur ?
Plumbi nè nofull mè ka marrè
Dhe nofulla mè eshte keputur.
Shikome mire si jam mballosur,
Ah, tè kisha vdekur ,do ish mè mirè,
Oh, mjeri unè e mjerè ky popull,
Ç’taksirat i madh i ka mbire !
Vazhdonte tè qante heroi
Hallet i kish vertetè tè medha
Beteja ne Kotè e la pa goje,
Mbreti e kish lènè fukara…
Kèshtu u mballofsha dhe unè !
–U hodh Rremja tèrè nerv e pasion
Po s’ jam i zoti pèr ato punè,
Dhe s’ krahasohem dot me herone !
Dhe iu hodh per qafe Muharremi,
Perqafe ju hodh dhe xhaxhai, Hazizi,
Dhe u nxi e lotoi dhe Guri i Mademit
Dhe u vyshk dhe gjèmbi i Murrizit.
Mos u bèj merak ,xha Kanan,
Koha jote–tha Rremja do tè vijè,
Kènga jote ka marrè dynjanè,
Poe kèndojne pleq e tè rinj !
Dhe u mblodh Fratar e Kremenari
E Rremja kènges ja mori,
Per Kanan Maze Bajraktarin,
E dègjoi Sinja dhe Izvori…
“Kanan, tu prish bukuria !
The: — Tè rroje Shqiperia,
Shqiperia le tè rrojè,
Çka se mbeta unè pa gojè”
Nderkohè qè Heroin e mbuluan lotè
Jehona e kenges shkoi ne Dushkarak
U perplas ne Kudhes e ne Kote
Dhe u ndez zjarr ai konak…
Dhe u ndez zjarr djemuria
Nga zjarri i kèngès sè Heroit
Dhe po ndizej flake Shqiperia
Nga diva, zana e dragonj….
—‘……………………
E ja ngriten bustin Heroit
Trimat, kur zbritèn nga malet
Nofulla e Kananit, si e dragoit,
Pèrtyp urrejtje e s’ ndalet.
Kafshon mè tè majtè e mè tè djathte
Me gojen e djemeve atdhetarè
Ndriçon Kanani, si yll i zjarrtè ,
Dhe zèmrat ua ndez — zjarr !
E i doli fjala xha Rremes
Se heronjte nuk vdesin kurre,
Ata janè njèlloj si mademet
Qè s’ digjen nga prush e nga zhur !
Respekte, gezuar festat e Nentorit te Madh !