“Në daljen e tijë të parë Papa Leoni XIV ka zgjedhur një vend “Simbolik, një Santuar ( Shënjtore) jashtë Rome,të dashur për të gjithë Agustinianët të cilët janë të pranishëm aty që nga viti 1200, Shënjtorja e Zojës së Këshillit të Mirë në Genazzano. Papa ka shkuar aty sot mbasdite rreth orës 16 për një vizitë në formë private.
I mbështetur nga Urdhëri i Shën Agustinit, Shënjtorja ruan një imazh të vjetër të Virgjërës e ardhur nga Shkodra Shqipëria, shumë e dashur për Leonin e XIII …. Të tjerë Papë shkuan shpesh atje…. Papa XXIII në 1959, Papa Gjon Pali i II në 1993, dhe Papa Leoni sot…”
Kështu shkruan Vatikan News..
Të djelën e fundit të Majit mblidhen të gjithë Shqiptarët, në Genazzano për të takuar nën tonë Zojën e Shkodrës. Vjet ishte pikërisht Cardinal Roberto( Sot Papa Leone ) që celebroj meshën.. Sa emocion ishte kur një Papë takimin e parë e bën pikërisht me Mbrojtësën tënde, Zojën e Shkodrës o Zojën e Këshillit të mirë.
Shpresoj që të kemi qënë në lutjen e Papës dhe Zoja e këshillit të mirë e pastë dorën mbi të gjithë shqiptarët kudo janë!!
I gjithë materiali është marrë nga Vatikan News.