DIALOG me MIKUN
(Humor)
-Qysh se u ba gruaja këngtare,
Po merr emer po merr famë,
Po xhiron n’rrjetet sociale,
Boll kam frikë se po len’ namë!
-Unë e shoh se ke shumë “halle”
Namë s’po len’ se është fisnike,
Të këndosh është krejt normale,
Mos ta keshë pra, at lloj frike!
Mos fut vehten n’pikë të hallit,
Këndojnë vertetë apo defrehen,
Nje “trofe” të gjithë do t’marrin,
Më në fund do të “shpërblehen”
Zeri saj eshte si bilbili,
Te gjithe salla duartroket,
S’di a kendon me melodi,
Apo ndoshta kot bertet.
Më çudit mua një fakt
N’Shqipëri gjënden anë e mbanë,
E këndojnë këngën për marak,
Ne pa fjalë, mbesim te tanë!
T’them t’vërtetën frikë po kam,
Se të gjithë u bënë këngetarë,
Nuk po kam unë tjeter hall,
Veç pa punë m’mbet ai gomarë!
Gj. Dajani………Zadrime.
Ku je ti e errta natë,
Që më hap një dritë në qiell.
Një pishtarë në dorë më dha,
Në kujtesë rininë më sjellë.
Përsëri puthje do t’falja,
Dëshmitarë t’kisha ullinjet,
Në ballë të mos kisha rrudha,
Sytë ti hapin edhe fqinjet,
Rrudhat në këtë kohë u shtuan,
Vështirsi kemi kaluar,
Ballin tonë e zbukuruan,
Gjthmonë mirë kemi jetuar.!
Nata të mos kish’ minuta,
Flladi i detit t’na pushtonte,
Një tufë trêndafila këputa,
Dashurinë të na kujtonte.
Ato çaste nuk harrohen,
Pushton shpirtin nostalgjia,
Pa kuptuar kalon koha,
Se shumë shpejt iku rinia.
GJERGJ KASTRIOTI
( luftetari shqiptare)
Qysh e vogel më treguan për trimin Skënderbe,
Me figuren e tij krahasoj të dashurine mëmëdhe,
E gjithë bota e njohu të madhin Gjergj Kastrioti,
Dhuratë e kombit tonë, dhuruar nga Zoti!
Ai ishte zjarr lisi dhe jo zjarr me kashtë,
Si komb na pasuron biografinë e lashtë,
Shpirti dhe zemra vargjet i rreshton
Më zien gjaku dhe mbushem me emocion!
Se, Gjergj Kastrioti është dielli shqiptarë,
Nëpër vena i rrjedhë gjaku iIlir i t`parëve tanë,
Tek Gjergji janë; Bardhyli, Genti, dhe Teuta,
Është krahu, mëndja, çiftelia dhe lahuta.
Figura e tij nuk ndejti në errësirë,
E gjithë bota na njohu dhe na njeh shumë mirë,
Tek figura e ndritur e Skenderbeut,
Janë cilësitë e një populli paqedashës dhe të lirë.
Disa tradhtarë si hije me emra e mbiemra,
Duan që vepren e tij t’a njollosin,
Kërkojnë që t’na nxjerrin Gjergjin nga zemra,
Por ai është vullkan dhe nuk mund ta groposin!
Gj. Dajani …………Lezhë