Përshëndetje z Shefqet, përshëndetje bashkëkombës të respektuar!
Ka njerëz që në shtëpia private, veçanërisht në ferma, mbajnë qen. Kuptohet, për t`u kujdesur – si rojtar të pronës. Kështu bënim edhe ne. Kur isha i vogël, edhe ne kishim një të tillë në fermën tonë. Dhe, ai qen bir qeni
, me sa duket silleshe mirë ndaj meje. Megjithatë, një ditë më sulmoi papritmas. Fatmirësisht për mua kisha një shkop thane në dorë, dhe kur u afrua të më kafshonte, e godita sa më fortë që munda. Iki duke lehur nga dhimbja, dhe nuk e pamë më kurrë. Më vonë kuptova se familja ime nga mosdija, por ama me fajin e vet, kishte blerë një këlysh/qen bastard/kopil, që nuk e mbron por mundësisht dëmton pronarin.