Përshëndetje z Shefqet, përshëndetje bashkëkombës të respektuar!
Ka njerëz që në shtëpia private, veçanërisht në ferma, mbajnë qen. Kuptohet, për t`u kujdesur – si rojtar të pronës. Kështu bënim edhe ne. Kur isha i vogël, edhe ne kishim një të tillë në fermën tonë. Dhe, ai qen bir qeni, me sa duket silleshe mirë ndaj meje. Megjithatë, një ditë më sulmoi papritmas. Fatmirësisht për mua kisha një shkop thane në dorë, dhe kur u afrua të më kafshonte, e godita sa më fortë që munda. Iki duke lehur nga dhimbja, dhe nuk e pamë më kurrë. Më vonë kuptova se familja ime nga mosdija, por ama me fajin e vet, kishte blerë një këlysh/qen bastard/kopil, që nuk e mbron por mundësisht dëmton pronarin.
