7.5 C
Tiranë
E enjte, 2 Janar 2025

Bardhyl Bejo

E si t’ja bejme!?
Eshte e pamundur ta ndjekesh kete emision. Sa te mjere jemi! Eshte e pamundur qe edhe ne raste te tilla “prag katastrofash”, te mund te nxjeresh nje konkluzion perfitues. Ky person vetem bubullon, flet e flet pa e kuptuar se çfar thot, thekson fjale koti, ben lidhje tingujsh e jo kuptimi, thuajse hungerin.
– 36 perqind vajti prekja nga virusi te ne, mbi 10 here me teper se ne Itali…
– … shife se mos eshte 3.6 perqint?! Pjestoje edhe nje here…
– Po, 3.6 perqind! Me i larte se ne Itali…per kete e kisha.
Ne krah rri nje grua (qenka ish deputete), me profesionin mjeke, qe ka ardhur ne emision thjeshte per te provokuar mjeket e ftuar, te ciles i erdhi keq kur nje prej tyre i tha “te lutem o zonje mos shtrembero turinjte nderkohe qe flas”, te cilin e akuzoi paraprakisht si mashtrues te qytetareve, pasi … “Edi Rama, kryeministri yt ka deklaruar se maskat duhet ti perdorin ata qe jane prekur e jo te tjeret…”
E temerrshme! Me keq nuk ka se ku te shkoje. Per dite e me teper po humbasim e humbasim deri edhe minimumin qe e ndan njeriun nga virusi, mendjen!
L'immagine può contenere: 1 persona, in piedi e testo

L'immagine può contenere: 1 persona, testo

“Mjere te mundurit”!
Veshtire shume te me iki ndjenja fatkeqe qe me kaploi ne 2 marsin e “famshem”. Kam idene se kemi mbetur prapa, kaq sa duket krejt e pamundur tashme per te kapur “kohen e humbur”.
Nuk e besoj se ka ngjarje me te rende se “manifestimi” i 2 marsit! Jemi nje popull i mire, me kulture e histori, por ne rruge çorroditemi. Na therret “zeri i te pareve”. Boll dikush te bertase, te çirret e te nxjere nje flamur, kthehemi ne sekonde ne nje “popull” te mjere, servil, sherrxhi e per me teper “pa mend”. Jo vetem nuk pengojme, por per çudi i hapim rruge te keqes, si dhe nxjerim ne krye me lapangjozet, me te pabeset, me te uletit.
Tridhjete vite e njejta histori! Ne vend te shikojme hallin tone, ne vend te organizohemi per t’u orientuar nga e mira, tamam sikur na kane hedhur trute e shejtanit! Kemi per borxh te shkaterrojme gjitheçka, te ngrejme ne piedestale tamam fatkeqesine tone, injorancen. A e pate se mbi çfar “sfondi” qendronte i “madhi” i Kushtetutes ne miting, se kush pershendeste “popullin”? Pese, gjashte personazhe sikur kishin dale nga faqet e basifondeve te Dikensit. Njeri me palaço se tjetri, njeri me primitiv se tjetri. Ai me mysteqe, kishte “riardhur” ne Shqiperi nga qe “rrezikohej demokracija”. Krejtesisht sikur ka qene ne gjume per 30 vite e tani na u zgjua per te perseritur “revolucionin e vet”, duke haruar se ishte ky “revolucion” (me ide perparimtare), me protagoniste halabake qe solli kete rezultat, kete kohe. Kohe kur hajduti ben moralin e te ndershmit dhe te ndershmit bejne servilin e hajdutit…
Mendoj se demokracise te vertete shqiptare, praktikisht nuk i ka mbetur gjurme, perveçese disa “prifterinj” qe luten e bejne thirrje per “durim” dhe qe bejne sikur flasin ne emer te popullit. Sot, kur vetem populli nuk po flet. Sepse per hesap te tij, fatkeqesisht tani po flasin vetem “armiqte” e tij.
Mos e ekzagjeroj? Jo! Demokracija ne pergjithesi (demokracija amerikane po te doni), nuk eshte asgje me teper perveçese diktature e ligjit. Ose do zbatosh ligjet e je ne demokraci, ose jo, e je ne anarki, domethene ne nje rend, ku ligjet BEHEN per popullin dhe ligjvenesit e SUNDOJNE popullin. Dy jane alternativat sot. Ose Presidenti ka shkelur kushtetuten e duhet izoluar, ose ai ka te drejte dhe ajo qe duhet izoluar eshte qeverija me Kryeministrin ne krye. Ose Presidenti eshte “armik” i popullit kur thuajse deklaron “nen hijen” e flamurit amerikan se do te shperndaje Parlamentin, ose vete Parlamenti, se bashku me qeverine jane “armiq” te popullit. “Nxitja me e madhe e krimit eshte te mos e ndeshkosh ate”, kjo eshte urtesia boterore e popujve qe kane per aspirate te ardhmen. Ose Presidenti ose Kryeministri! I pari e ka “perjashtuar” faktikisht te dytin, te dytin e perjashton vota e besimi i popullit. Ketu nuk vlen me as e ashtuquajtura “gjykate Kushtetuese” as SPAK, e as dreqi vete. Sepse vendi ka degjeneruar nga pikpamja politike, populli e ka humbur sensin e zhvillimit e te paqes. Qe, nga njeri krah i bulevardit te nxitesh konkretisht “popullin” per permbysje te institucioneve ligjore, e ne krahun tjeter te tij te meresh me fjali te “efekteshme”, te “mposhtesh” me batuta parlamentare Gjuzin e Ralfin, te “perkedhelesh” koken plot halle te kalamajve te periferise, nderkohe qe vete populli thjesht po ZVARRITET si “kermilli”, kur vendi asfiksohet nga borxhet e po e kercenon pleqerija e pashprese, eshte me teper se keq, eshte falimentim total.
Ç’duhet bere?! Asgje tjeter perveçese BINDJA. Vetem atehere kur te bindemi se fati yne eshte mare neper kembe nga krejt politikanet, kur te bindemi se kjo klase politike eshte kundershtari yne me i eger, kur te bindemi se perfaqesimi i popullit ka deshtuar plotesisht, kur selite e partive aktuale te konsiderohen fatkeqesi e ato te ABANDONOHEN, vetem atehere do te mund te ngjallet shpresa e ringritjes te vertete. E te AUTOBINDESH, kjo eshte detyra me e veshtire qe mund te perballi nje popull. Por e meritojme kete veshtiresi te temerrshme, sepse vete e toleruam! E sot, eshte e vetmja mundesi. Ne se nuk e realizojme, jemi te mundur. “Mjere te mundurit”!

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.