7.5 C
Tiranë
E premte, 3 Janar 2025

Fazli Ferati

NË IZOLIM
N’kohë izolimi
s’humbi kohën dot
si përherë lexoja
akoma më shumë sot
Lexoje vargje poetike
t’miqve të mi
shkëmbejmë vlera arti
sa ndjej kënaqësi
Vargje me motive
erotike,refleksive,atdhetare
peizazhi,sociale
gjithandej trojeve shqiptare
Me njëri-tjetrin
me vargje komunikojmë
mesazhe dritëruese
nga shtëpia i dhurojmë
“””””””””””””””””
LARG ISHIM
Kishe ardhë
kur s’vihej
Qëndroje pranë
kur s’ishe
Rrugëtonim së bashku
kur larg ishim
Përreth qetësi
ëndrra prishi gjumin
e gjumë
s’vëra ma në sy
Ndjenjë e bukur
sikur t’ishim
me ty
“”””””””””””””
BIBLIOTEKA E SHKOLLËS
Mbete e heshtur
e izoluar
e mbyllur
por…
kurrë e harruar
Sa romane,tregime
novela
drama e poezi
virusi na ndau
përkohësisht
por s’mund t’na rrëmben
kurrë dashurinë
që kem për ty
Sa herë nxënësve
i tregoja
librin mos e braktisni
atë askush
s’mund ta zëvendësoja
f.f
Mimoza Eliona Osmani, Marjeta Musaraj e altri 120
Commenti: 49
Mi piace
Commenta

Condividi

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.