…E cuditshme disa momente nuk harrohen, rrenjosen thelle ne kujtese dhe vjen nje cast dhe perseri risillen te fresketa si atehere.
Punoja shef finance ne nje uzine te Kombinatit Metalurgjik,
uzine e veshtire dhe me helme te demshme per shendetin e punonjesve. Per kete aresye i trajtonim dhe me qumesht antidode, gjysem liter ne dite. Ishte kohe teper e veshtire per te gjithe. Nuk me harrohet qe shume nena te reja mundoheshin ta kursenin ate gjysem liter qumesht dhe e konvertonin me marmalate per tua cuar femijeve ne shtepi. Mundohesha te ndihmoja sa te kisha mundesi
Nuk e harroj ate grua ne moshe mbi te tridhjetave. Kuptohet qe gjendja ekonomike ishte e dobet. Ju lut shefit te guzhines qe ti bente konvertimit e qumeshtit me marmalate. Ishte ne sportel kur i zgjati me duart qe i dridheshin ato bonot e javes se kaluar.
Nuk do te pinte qumeshtin, ishte gati te sakrifikonte shendetin e saj per hir te atyre femijeve, qe e prisnin ne shtepi. Ishte kohe dreke, kishte zgjedhur momentin, e shkreta qe te mos kishte punonjes. Qellova dhe une ne ate moment ne sportel. E pashe tere skenen, me pikoi ne zemer thelle ne shpirt, menyra e perulur e asaj gruaje, e asaj nene te dhembshur.
I rashe lehte ne sup. Kthehu koken dhe u tulat. Mendoi se si shef finance, qe isha nuk do ta lejoja te kryente kete konvertim.
I fola me ze te ulet:
-Eja me mua ne zyren time.
Zyra ishte ngjitur me mencen. Hapa deren e ftova te kalonte para. U ul ne cep te karrikes perballe tavolines time. E kundrova nje moment dhe i thashe :
-Mos ju lut guzhinjerit, por do te vish tek une sa here te kesh nevoje. Me shiko ne sy, do te te ndihmoj gjithmone.
I ndriten syte i moren jete ata sy, te trishtuar te asaj nene te re.
U ngrit me dha doren qe i dridhej dhe buzen qe mundohej ta mbante nen kontroll, qe e kafshonte dhe ishte gati te shkrehej ne denesa te forta
Vetem dy fjale me tha:
-Te faleminderit shef.
U ngrita e shoqerova ne mence dhe fola me shefin e guzhines. Sa here ndesheshim ne ambjentet e uzines ndalonte dhe teper e qeshur me jepte doren dhe vetem me falenderonte.
….Shpresoj qe te jete mire dhe ata vogelushe jane rritur, por nuk e dine se cfare sakrifice ka bere ajo nene . Syte e saj me ndjekin kudo me ate shikimin cliirues. qe une e ndihmova per ate periudhe si shef finance ne uzine……