7.5 C
Tiranë
E martë, 7 Prill 2026

Mimoza Cekici Rista

DITA MBAN EMRIN TËND!
Ti s’ke thjesht emrin: Konstandinë,
As me mbretërit s’të lidh asgjë
Po une të besoj si Perëndinë,
per diell puthjen në ballë ta vë!
Më shumë se mbretërit, perënditë,
Ti nënën tënde ke nëpër gërma.
Kur në majë të artit do t’shoh një ditë,
Do të them: M’a ndjente zemra!L'immagine può contenere: 1 persona, primo piano
Këtij perëndimi të skajshëm s’dua fjalë
ledhatomë sysh me tënden dashuri
prekmë me gishta prej zambaku
liqen trëndafilash çelem për ty!!!!
“”””””””””””””””””””””””””

IKJA

L'immagine può contenere: Mimoza Cekici Rista, primo piano e spazio all'aperto
Si më humbe ike flash
Diellit pa dalë as më thua
Peng sytë e mi të dhashë
Pos një hëne gjysëm grua.
Përtej pritjes ty të prisja
Brengë pagojë, fatit pafat
Tinës si ylli në të fikur ngisja
Nga sytë e dashurisë zënë mat.
.
Netët më janë bërë gurore
Shall i tistë i varur në qafë
Fjalët i kam ende prore
Me to flej tashmë përnatë.
“”””””””””””””””

TY.

L'immagine può contenere: 1 persona, occhiali_da_sole, cappello e primo piano
Çdo vit më shumë të dua ty
Ndaj zemrën e bëj udhë
Çdo hap qe bej me sjell aty
Më shton në ballë një rrudhë.
Për njëri tjetrin jemi prerë
Në dhimbje dhe gëzime
Flas emrin tënd dhe ndjej pranverë
Më tretet çdo lloj dhimbje.
Të dua them dhe buzeqesh .
Çdo fjale me del nga shpirti
Me ty une veten ngjit majë resh
Se gjej me ty çmë ngjiti.
Çdo çast më shumë ne gjoks më ngroh
Si diell qe nxeh mbas erës
kur jemi larg unë prapë të shoh
I ajrët rri mbas derës.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.