Me poeten brilante z.”Drita Dekaj”

 

JETEN NA E JEP DHE MERR VEÇ ZOTI
Drita Dekaj
Ranshëm klith toka n’thellsi.
Shpirtrat e humbur kerkojn drejtësi…
Femrat e vrame nga duart mizore,
Kerkojn drejtësi nga toka në vorre.
A ka drejtësi po klith kjo zemër…
A ka drejtësi për gjininë femër…
Kje shkrua n’kanun dikur moti
Jeten na e jep dhe merr veç zoti…
Ku shkoi burrnia si kje dikur
Me nder e bes e plot me nur.
U kthye n’katil të femres s’vet
Se s’pat guxim me jetuar si mret…
A gjendet drejtësi këtu mbi tokë
Kyt dor mizore me ndalua sot…
Me i than ndal ksaj padrejtsi.
Shpirtrat e humbur të gjejn qetësi.
Ah more zot si je mbi dhe
ka tret njerëzia ti a po e sheh .
Kerkojm drejtësi në kyt tokë
Kush ka prek femren ka prek në zot.
Kush ka guxim me dalun hapun
Dores mizore me ja dhanë hakun…
Ndaluni njerëz mëndoni pak.
Femres së shkret mos i hyni n’hak…
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.