
Konferenca Ndërkombëtare e Prishtinës 2026
Imazhi i Lidershipit Politik i Grave Shqiptare ,Vlera ,Identiteti dhe Prespektiva Evropiane .

Kur bëhen bashkë vizioni, vlerat dhe identiteti rezultati është frymëzues .
Për here të parë filloj një frymë e re me përfaqësim të grave në nivelet me të larta të politikës dhe ndikimi në formësimin e imazhit publik .
Dua të falenderoj nga zemra ideatorët e këtij organizimi dinjitoz .

Një falenderim i veçantë dhe meriton Kryetarja e Aleancës Kombëtare të Këshillave Bashkiak të Shqipërisë znj .Altta Haluci dhe bashkëpunëtorëve të saj .
Në një kohë kur kosova vlon nga fushata dhe secili don të ndihmoj subjekin e vet ,znj Alta bashkoi gra lidere ,deputete politikane nga të gjitha partit politike ,dhe çdo bisedë e tyre në panel ishte i sinqertë me emocion dhe vullnet për të bashkëpunuar me njëra tjetrën

Në këtë konferencë me gra shqiptare me vlera në çdo sfidë të jetës ,me identitet dhe prespektibë evropiane dolën me një deklaratë .

Deklarata e Prishtinës 2026
Miratimi i dokumentit përbashkues me rekomandime strategjike për

*Fuqizimin e grave në politik e qeverisje ;
*Rritjen e përfaqësimit dinjitoz të grave shqiptare
* Bashkëpunimi ndërinstitucional dhe ndërkombëtar
*Mbështetja e lidershipittë grave në zhvillim ekonomik dhe social .
Urime Suksese !
Bekime për ju !