Me poeten “Fatime Kalimashi “

 

DIJA DHE DASHURIA
Potrebbe essere un'immagine raffigurante una o più persone e capelli biondi
Mendja pasurohet nga ajo që merr
Nga fjala e urtë, nga libri që lexon
Nga çdo përvojë që jeta ta sjell
Nga çdo mësim që koha ta mëson.
Zemra pasurohet nga ajo që jep
Nga dashuria që fal pa kërkuar shpërblim
Nga dora që zgjatet kur tjetri ka nevojë
Nga fjala që shëron një shpirt në dëshpërim.
Mendja mbledh thesare që koha s’i shuan
Dija është dritë që rrugën na ndriçon
Një zemër që jep edhe kur është e lënduar
Lë gjurmë në shpirtra dhe jetën zbukuron.
O njeri i mirë mos jeto vetëm për vete
Pasuria e shpirtit nuk matet me ar
Mendja rritet me dijen që merr prej kësaj jete
Dhe zemra bëhet e pasur me dashurinë që fal!
FK
Nessuna descrizione della foto disponibile.
JE FJALA QË DASHUROJ
Në sytë e tu humbas çdo natë
Si dritë që më ndez një jetë të gjatë
Ti je ëndrra që s’dua ta zgjoj
Je fjala që “dashuroj”
Zemra ime rreh veç për ty
Një zjarr i heshtur që m’djeg në gji
Edhe në heshtje kur fjalët s’janë
Ti je gjithçka që shpirti mban
Dhe nëse koha na sfidon pa mëshirë
Unë jetoj dhe ndjej me shpirt të lirë
Se dashuria s’ka fund as nuk ka mbarim
Është e përjetshme çdo ditë është një fillim
FK

Vedi meno
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.