Poezi nga Poetja dhe Moderatorja e “Radio ZeriMergimtarit” z.IRENA HOXHA..Gjin Musa.
EKUACION..!
Nga jeta me ikë,
s’është tragjedi…!
Por është fundi i një fillimi, të ri…!
Nga jeta me ikë
është ekuacion!
A’i, që në përfundim të tij , të dërgon…!
Irena Hoxha

KËTË TA KUPTONI…!
Vleni sa njē maskë
asgjë më shumē,
përball kësaj jete
që vërshon si lumē…!
Vleni sa një maskë
asgjë më tepēr,
dhe një emër shkuar
mbi një letēr…!
Vleni sa një maskē
këtë ta kuptoni..!
Kur jetën njeri – tjetrit
J’u, i shkatëroni…!
Të përkëdhelësh shpirtin
nuk është e lehtë..!
Është ajo që të mban …, në jetë!
Irena Hoxha
MBI QEPALL TË SYRIT LOTI…!
Qesh me vitet,
e tyre lojë
jo, nuk do të më lëshojë…!
Qesh me vitet
përmbi supe,
mbushur plotë me lulëkuqe…!
Mbushur trëndafila me erë
si e fushës luleshqerë…!
Mbi qepall’ të syrit loti
Si çoban kopen kulloti…!
Tash blegërinë si shqerë
mbi lulet që çelin në Pranverë…!
Irena Hoxha