NËNAT E ÇAMËRISË.

Ju thërrasim kundër heshtjes së gjatë
Ju thërrasim të dalim nga heshtja,
çamët kudo jemi një gjak. Aq sa na
vrau lufta, aq na vrau dhe paslufta.
Prej shpirtit e kemi të kryengritemi:
Janina kërkon Greqia të arrestohet,
Preveza kërkon Çamëria të çlirohet
Arta thërret: -Bashkim me Shqipërinë!
Çamëri, thuaje të pathënën që kurrë
s ́e ke thënë, çasti është të ngritemi,
shpirtin e ke bletë të urtë e punëtore
e gjakun në trup si mjaltë të bime.
Në qypin e gjakut do të votojmë,
çasti është të çlirohemi nga Greqia,
mjaft kemi vuajtur e fjetur si patate
Çamëria thërret për liri të ngritemi!…

Atdhe Geci
Ku është fshehur populli ynë
Përse kjo heshtje e turpshme
Atdhe a kemi krenari a s´kemi
Kosova në rrezik s´ është trill
Ç´po ndodhë me fitoren tonë
Në qiell kanë dalë do vetulla
Fqinjët i kemi tepër të këqinj.

Atdhe Geci – Dortmund, 2020