12.5 C
Tiranë
E enjte, 30 Prill 2026

SOT 82 VITE NGA VDEKJA E MIGJENIT

Shkruar nga Albert Vataj

SOT 82 VITE NGA VDEKJA E MIGJENIT

Migjeni, nji urdhnesë e shëlbyeme ndër shpirtna t'dlirë e vullnete t'epërme zotnimi - Albert Vataj

Tuberkulozi e kishte përndjekur vite të gjata si një demon i pamëshirshëm “shenjtorin” e poezisë shqipe. Por hapat e tij fundit nisën gushtin e 82 viteve më parë, hapa të cilët rendën gjëmimshëm në zbrazëtinë që do të gërryente grahma e tij e mbrame.
Më 12 gusht 1938 Migjeni shtrohet në spitalin “Opsadale Valde”, Bari, Itali.
Tre ditë më vonë, Migjeni i nënshtrohet një operacioni të rëndë, ku i hiqet një pjesë e madhe e mushkërisë.
Në 15 gusht 1938 Migjeni bie në koma, për të mos u përmendur më. Gjendja e tij në koma vazhdoi plot 11 ditë.
Më 26 gusht 1938 afër mesnatës zemra e Migjenit kishte ndaluar.
Fiket për me mbet nji prej kushtrimeve ma t’zashme të kohës. Përmes penës së tij, prej andjes dhe zemrës, kaq shumë të dhanun ligshtimit, ai skaliti me zjarm rrufeje vargje dhe strofa, poezi dhe himne, t’cillat kan met urdhnuese e kushtrus në vetëdijen e brezave. E kush erdhi këso jete e u mëkue prej kësaj fryme të shenjtë, e nuk u ba një zelltar i përkushtuem i këtij shenjtori, këtij besimi, kësaj force përtrimjet, këtij shkasi motivimesh t’epërme e ngulmesh t’zjarmta.
Ai iku për me mbet i gjall në përjetësinë e momenteve gjëmuese.

SOT 110 VITE NGA DITELINDJA…

Nënë Tereza, nëna që shenjtëroi mëshirës dhe devocionin dhe i mëkoi shpresës diellin e besimit.Imazhi mund të përmbajë: një ose më shumë njerëz dhe Zmadho
Sot nuk është vetëm dita e kujtesës dhe kremtes së shenjtores shqiptare, por edhe përulësisë dhe bamirësisë si akti sublim me të cilin ne shpërblejmë shpirtin me dritën më të vezullimtë të besimit te mirësia dhe dashuria. Nënë Tereza i’a mëkoi zemrën e saj çdo kraharori dhe shpirtin e ndezi në çdo diell, duke u derdhur mbi ne rreze dhe dritë.
Ajo erdhi si një vullnet qiellor dhe u përjetësua nga vepra e lartë e përkushtimit dhe devocionit, e dashurisë dhe mëshirës, e adhurimit dhe besimit.
Ajo erdhi për të qenë shëmbëllimi më i përsosur i dashurisë së Zotit për njeriun, i asaj force qiellore që i shndërron të gjitha gjendjet në përjetime ngazëlluese.
Dëshmoi me jetën dhe veprën e saj mirëbërëse se gjithçka është e mundur në besim.
Udhëhoqi vullnetet e dlira dhe forcën e arsyes, për të ndërtuar altarin e së mundshmes qiellore dhe bërjen e vullnetit të Hyut, si në qiell ashtu edhe në tokë.
Udha e saj e gjatë dhe e mundimshme është shembulli më domethënës i forcës që gjallon prej mirësisë dhe dhembshurisë, mëshirës dhe besimit.
Një përulësi mirënjohje që rrëmbeu interesimin e mbarë botës, një admirim që e mbuloi me lavdi veprën ngadhënjyese e kësaj shëlbyeseje të përkushtuar, kësaj misionareje të patëdytë të mirëbërjes dhe mëshirës.
Pakkush, si ajo, mundi që me faljen dhe dashurinë, tolerancën dhe mëshirën, ti jepnin jetë dhe energji përtëritëse besimit, ta popullonin botën me drejtësi dhe humanizëm.
Ajo ishte e rrallë, si e tillë mbeti e pazëvendësueshme, megjithëse misioni që mban emrin Nënë Tereza përpiqet çdo ditë, në çdo cep të botës; të kthejnë dritën ku kaplon errësira, mëshirën ku pushtetin ka barbaria, humanizmin dhe dorën e ndihmës, kur njerëzit përpëliten në dallgët e përbindshme të të sotmes gjithnjë e më armiqësore.
Pranojeni në zemër dhe në shpirt atë dhuratë bekimi që ajo e endi me mundim e sakrifica, e jetësoi në çdo ëndërr dhe i’a dha dëshirimit si një motivim, si një forcë shndërruese të çdo përpjekje mirësie në sublimim që Ajo e mbrujti në shenjtërim
Albert Vataj
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.