24.5 C
Tiranë
E mërkurë, 30 Korrik 2025

Bestar Veliu

 

Bestar* nga

Vaso Papaj
Shembet skela, shembet bota.
U ça qielli, s’ka më Zota.
Heshti kënga e shqiponjës.
Humbi frymë në gojë t’ulkonjës.
Ëngjëll je, që re nga malet,
Tërë rininë ta mbytën hallet.
Ëngjëll je, erdhe nga qielli,
I mbështjellë me rreze dielli.
Tremben zogjë, thyhen kokalla…
S’kam më fjalë, m’u bën gërmadha.
Në një vend që s’ka më shpresë,
Një Bestar duhet të vdesë.
*Bestar Veliu, gjimnazistit shembullor dhe studentit të UAMD gjithashtu, që për të mbajtur familjen dhe për të përballuar shpenzimet e shkollës, punonte në ndërtim në një pallat në zemër të qytetit. Ra nga skelat dhe e mbylli jeten e tij si ëngjëll.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.