11.5 C
Tiranë
E premte, 1 Maj 2026

Shkruar nga Sulbie Shehu

 

 

Ah! Kjo kohe !!
Ah kohë e poshtër
Që na mba të ndarë
Ç’është kjo kohë mostër
Meriton të sharë.
Meriton ta rrahësh
Me thupër të thanës
Në tokë ta përplasësh
Nën hije të hënës…
Ç’është kjo kohe keqe
Nji kjo kohë katile
Ne na dridhen leqe
Ajo bënë me hile
Por s’do pyes kohën
Le të jetë e keqe
Do ta roki zojën
Ta mbërthej në leqe
Forr ti qesh fytyra
Të jetë lumtyruar
Kjo zoçkë e dlira
N’krahtë e mi prushëruar!
PUNOI SULBIE SHEHU
TIRANE /ALBANIA /.
“”””””””””””””
Sonte
Mos mi prek lotët të rrjedhin
Se mi dhe mbrëmjes trishtim
Ti e di se fort të deshta
Nuk e prisja këtë zhgënjim .
Më ke lën kujtime t’bukura ,
Fjalët e tuaja mkan thënë jetë
Se mendoja ikjen tënde
Se të doja më të vërtetë .
Do i ruaj ca kujtime
Mendjen të derdh në horizont
Ndoshta bëra dhe gabime
Dhe ti hesht e nuk fal dot !
As mirupafshim s’po më thua
Ti ske guximin se bën dot
Por sonte mbrëmjen ti ma prishe
Dhe mua veç më rrjedhin lot ?
Ndoshta një ditë ti do të kthehesh
Do të mbështjell në ombrellën time
Pastaj të rrjedhin siç duan vetë
Lotët që sonte më dhanë trishtime !!!
Me 11 .9 .2019
Shkruar nga Sulbie Shehu
“””””””””””””””””””””””””
Mes Lotèsh
Lotët e dhimbjes tërkuz do ti bëj
Në të gjtha drejtimet lotët do lëshoj
Në çdo cep të botës, kudo të jesh futur
Do të të gjej sorkadhe, ty moj sy bukur.
Lotët do pastroj nga shija e hidhur
Tek ti do përvjelli vetëm ëmbëlsi
Lotë gëzimi lotët tek ti dukur
Hidhërimi im tek ti mos të mbri.
Me lotët tërkuzë pranë do të të afroj
I qeshur do jem, do ngjaj me pranverën
Hidhërimin tim zemra mos të t’a kuptoj
S’dua ta helmos kurrë Luleshqerën
E kur bashkë të jemi në sy duke u parë
Buzët do tët’ puthë, buzët ndezur zjarr
Nga zjarrmia jote dhe unë do të marë
Ti t’fymosh tek unë, unë t’frymoj në ti
Kurrë mos të ndahemi, e imja dashuri!
Punoi Sulbie Shehu
ME .9.9.2020
TIRANE /ALBANIA /
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.