Lotët e dhimbjes tërkuz do ti bëj
Në të gjtha drejtimet lotët do lëshoj
Në çdo cep të botës, kudo të jesh futur
Do të të gjej sorkadhe, ty moj sy bukur.
Lotët do pastroj nga shija e hidhur
Tek ti do përvjelli vetëm ëmbëlsi
Lotë gëzimi lotët tek ti dukur
Hidhërimi im tek ti mos të mbri.
Me lotët tërkuzë pranë do të të afroj
I qeshur do jem, do ngjaj me pranverën
Hidhërimin tim zemra mos të t’a kuptoj
S’dua ta helmos kurrë Luleshqerën
E kur bashkë të jemi në sy duke u parë
Buzët do tët’ puthë, buzët ndezur zjarr
Nga zjarrmia jote dhe unë do të marë
Ti t’fymosh tek unë, unë t’frymoj në ti
Kurrë mos të ndahemi, e imja dashuri!
Punoi Sulbie Shehu
ME .9.9.2020
TIRANE /ALBANIA /