E KUJTOJI MËSUESIN!
SOT ISHTE DITA E PARË E SHKOLLËS
Para disa ditesh u nda nga ne mësuesi im i parë.Lajmin e mora me shumë dhëmbje. Shefqet Krasniqi ishte një nga pishtaret e parë te aresimit në fshatin tim te lindjes.Mësuesi im do jete prore në kujtesen time,si një burrë me dinjitet dhe fisnikeri! Qoft i pa harruar kujtimi për ju mësuesi im shumë i dashur!
Në fund po ua postoji një poezi qe i kam shkruar vite me parë.
MËSUESIT TIM
M’u drodh zemra, me të parë
Kokë tullacin me ditar
Ishe e vogël mendja ime
Të kuptojë tërë k’to ndryshime
Me të hyrë ai në klasë
Desha vajit për t’a plasë
Por, ai sikur e kuptoi
M’u afrua m ‘ledhatoi
Vite, vite kanë kaluar
Unë s’rri dot pa e kujtuar
Kur ai vinte n ‘cep, pranë shokut
Zemra m ‘rrihte si maçokut
Atë dhuratën që ma fali
Quhej libri “Papagalli’
Kush do t ‘ishte ai njeri
Që harron k ‘to mrekulli!
(kujtime nga dita e parë e shkollës.)