Ishte viti shkollor 1961–62 në shkollën e mesme pedagogjike “Juka”Shejnaze”ku përgatiteshin mësues me kuptimin e plotë të fjalës MËSUES,për tu shpërndarë në gjithë trevat shqiptare,që të mësonin dhe edukonin fëmijët e fshatarëve analfabetë,shumë të etur për dije.
Fatkeqësisht kjo shkollë nuk ekziston më dhe arsimi pa atë shkollë s’është më ai që ishte,ka degraduar në lakuriqësi,në drogë e seks e për rrjedhojë pa perspektivë.
Nejse.Në postimin e kësaj fotoje,unë kisha objektiv tjetër: veshjen,sepse që aty shpaloset e ballafaqohet morali,karakteri,funksioni,që këto të rinj e të reja,do të shpërndajnë kudo nesër.
Dhe vëreni përbërjen heterogjene të këtyre vajzave dhe djemve:qytetarë,fshatarë,malësorë e mirditorë e që të gjithë të bukur si drita e diellit.
Kam ndjenjën shpirtërore t’i prozantoj.Nga rreshti i parë sipër,nga e majta në të djathtë:Trafiku,Peshku,Luigj,Ndreca,Prenga,Eljazi(unë)Mersini;rreshti i dytë:Zana,Amberja,Kudret,Servet,Sabahetin,
Rifati;rrjesht poshtë nga e majta:Mineveri,Vera,Drita e Hamidia
Një pjesë fatkeqësisht nuk jetojnë,qofshin në parajsë.
Të gjallëve ju uroj,edhe në emrin tuaj,shëndet e jetë të gjatë,që t’i kujtojmë e mos t’i harrojmë sa të jetojmë.
E ju uroj GËZUAR VITIN E RI ,si atëherë.
E për veshjen,ku ishte fjala,shihni e shkruani.Bukuria e tyre e jashtme,që shpreh atë të mbrendshme,të merret si model i moshatarëve të tyre në kohën e sotme.Vëreni si u qeshin sytë nga lumturia,nga dashuria për njëri tjetrin dhe që kishin një qëllim: të jetonin bukur,të studionin shumë për vehte dhe për të reflektuar tek të tjerët,tek brezat e rinj.Dhe me këtë ndjenjë përkushtimi e mbyllën dhe po e mbyllin jetën edhe pse koha e demokracisë po ua e errëson të ardhmen e tyre të shkurtë.
Ju uroj të dashura e të dashur,GËZUAR VITIN E RI 2021 dhe t’i shijoni me shumë dashuri,si atëherë,këto ditë të mbetura.