Eljazi Salja

Ishim dhe jemi…!?

Ishte viti shkollor 1961–62 në shkollën e mesme pedagogjike “Juka”Shejnaze”ku përgatiteshin mësues me kuptimin e plotë të fjalës MËSUES,për tu shpërndarë në gjithë trevat shqiptare,që të mësonin dhe edukonin fëmijët e fshatarëve analfabetë,shumë të etur për dije.

Fatkeqësisht kjo shkollë nuk ekziston më dhe arsimi pa atë shkollë s’është më ai që ishte,ka degraduar në lakuriqësi,në drogë e seks e për rrjedhojë pa perspektivë.Imazhi mund të përmbajë: 16 njerëz, jashtë

Nejse.Në postimin e kësaj fotoje,unë kisha objektiv tjetër: veshjen,sepse që aty shpaloset e ballafaqohet morali,karakteri,funksioni,që këto të rinj e të reja,do të shpërndajnë kudo nesër.

Dhe vëreni përbërjen heterogjene të këtyre vajzave dhe djemve:qytetarë,fshatarë,malësorë e mirditorë e që të gjithë të bukur si drita e diellit.

Kam ndjenjën shpirtërore t’i prozantoj.Nga rreshti i parë sipër,nga e majta në të djathtë:Trafiku,Peshku,Luigj,Ndreca,Prenga,Eljazi(unë)Mersini;rreshti i dytë:Zana,Amberja,Kudret,Servet,Sabahetin,

Rifati;rrjesht poshtë nga e majta:Mineveri,Vera,Drita e Hamidia

Një pjesë fatkeqësisht nuk jetojnë,qofshin në parajsë.

Të gjallëve ju uroj,edhe në emrin tuaj,shëndet e jetë të gjatë,që t’i kujtojmë e mos t’i harrojmë sa të jetojmë.

E ju uroj GËZUAR VITIN E RI ,si atëherë.

E për veshjen,ku ishte fjala,shihni e shkruani.Bukuria e tyre e jashtme,që shpreh atë të mbrendshme,të merret si model i moshatarëve të tyre në kohën e sotme.Vëreni si u qeshin sytë nga lumturia,nga dashuria për njëri tjetrin dhe që kishin një qëllim: të jetonin bukur,të studionin shumë për vehte dhe për të reflektuar tek të tjerët,tek brezat e rinj.Dhe me këtë ndjenjë përkushtimi e mbyllën dhe po e mbyllin jetën edhe pse koha e demokracisë po ua e errëson të ardhmen e tyre të shkurtë.

Ju uroj të dashura e të dashur,GËZUAR VITIN E RI 2021 dhe t’i shijoni me shumë dashuri,si atëherë,këto ditë të mbetura.

Shpirtërisht me Ju

Eljazi Salja

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.