Liliana Shkodrani Baci

ORGANET QE BLUAJNE METAL XIXELLUES

Demokracia është prona më e mirë e të gjithëve .. po thoka ky komunisti Biden – ç’ja fut kot; tha me zë balozi në Tiranë me një tas plastik të madh plot pop- corn përpara televizionit e mori telefonin.Formojë numrin e parë për pinjollin – Ha ha,…kështu e hapi përshëndetjen pa i thënë mirëmbrëma. – Mbajë vesh, bukurosh.

– Ha ha, na kopjojë Amerika, 4 të vrarë.I madh është që Zoti e bekoftë Trump , e le të thonë pastaj Trump- Trap…

– Mirmbrëma shef, tha vogëlushi me zë të dridhur…sapo më mori në telefon ai ..- Kush?

– I joni, koqja, atje lartë – Po lëre atë torollak.

Kur erdhi nga ku kish shku për këtë festë kalamajsh sot, ha ha, a e pe si i rrinte maska…ku ka maskë të mbulojë faqet e tij me gjithë atë kaptinë që ka.- Ha ha, je njish shef..je njish…po pi raki Skrapari, nga ajo ball kazani..

Po si do i vi halli Trampit se për ne u bë mirë..

– Po ç’ u bë mirë..Ne i qëruam më 21 Janar 4 vetë kaq vjet përpara, po vjet e pe ç’u bë…?

– Morëpo ne ja keni lujt fen me Gërdecin. Historia jonë eci me shpejtësi vigane..po ç’ti bëjmë atij koqes me atë fyren që si rri goja or burrë.

– Ee sa ti vij rradha në Shqipëri të vihet në zbatim emendamenti 25 si në Amerikë ne do na ket mbirë bari…

– Gjithësesi për ne është fitore, e meritojmë, jemi special, ju dua shumë…– Ej..po e mbyllë tani o t’lumt baba se nuk dua të më shpëtojë asnjë minutë nga si po e trasformon artisti Tramp Amerikën…

– Kështu tha dhe ai ! – Po lene atë budalla pash Zotin..Ai me siguri me gjithë atë llapaqenen më keq se laviret e bulevardit nuk besojë se po han pop- corn sepse organet e tyre janë mësuar të bluajnë metal që xixëllonë.

-Ha ha , shef, Zoti qoftë me ne !

– Ke dyshim?

ora 9:22.. e enjte 7- 1 2021…

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.