9.5 C
Tiranë
E mërkurë, 8 Prill 2026

Ardi Omeri

KUR ISHIM ME MIRE?

(Poezi e 2018- ripostim)

Ish kohe tjeter,
kur kish trena, drite dhe uje.
Kohe e keqe, ndaj them,
– o zot mend e kokes me ruj…
Ish kohe tjeter,
mblidheshim tok ne dasma e vaki,
Prandaj i lutem zotit:
-Me ruaj mend e kokes o perendi!
Ish kohe tjeter,
s’kish qumesht, mish e dhjathe.
Te lumtur ne palumturin tone,
te sigurte si delet ne vathe…
Ish kohe tjeter,
ishim te gjithe nje i madh kor.
Veshjet nje ngjyreshe,
Pushke e kazem ne dore!
Ish vertete kohe tjeter,
kendonim fshehurazi “Let it be“.
Lexonim libra “te verdhe”,
dhe i kendonim “Nenes Parti”.
Ish kohe tjeter,
kush s’e ka jetuar, me mire…
Ka humbur veç ate qejfin e madh,
te te votuarit qe pa gdhire.
Ka qene kohe tjeter atehere,
S’kish analfabete, lypes e hajdute
Kohe e keqe pa dyshim,
ndaj lutem mos rreshkas nga trute!
Sot eshte ndryshe,
ka çdo gje me shumice.
Spiune te shndrruar ne rrufjane,
te pasur ne emer te Partise…
Sot eshte ndryshe,
nuk ka veç nje “Nene Parti”.
Ne nje familje me tre pjestare,
secili ka ngjyren e tij…
Sot eshte ndryshe,
ka demokraci dhe shtet ligjor!
Nuk jemi me dele ne vathe,
por te gjithe desher me kembore…
Sot eshte ndryshe,
S’ka trena, as drite e uje,
Por kemi pasaporte
per te shkuar ne vend te huj’.
Sot eshte ndryshe,
jemi vend ne zhvillim.
Vertete s’kemi fabrika e uzina,
por konkurojme me Gjermanine!
Sot eshte ndryshe,
jemi vend i besuar demokrat!
“O sa mire me qen Shqiptar”
E se kuptoj se ku eshte ky fat…
Analfabete e hajdute,
korrupsion, prostitucion,
vrasje, dhunime, perdhunime,
pa siguri, depresion,
klime mbytese qe te merr shpirtin,
sa hap syte e deri kur perendon.
-O zot, Kur ishim me mire?

©Ardi OMERI

“”””””””””””””””

Kenga e komandantit
(e perditesuar)
Kendojeni qe ta ndjeni thelle… shume thelle…
Kryetari e mprehu shpaten,
dhe ket here o me bo fushaten…
Eshte kjo shpata qe ka qejf gjindja,
Per armiqt’ o qe ka rilindja.
Komandant, hej tungjat-shala,
me kto kok’ peshq e tru njala,
Kokat shqipes n’myth ja fute,
me ket’ qeveri hajdute,
Ooo hej…
Ç’po thone popujt o neper bote,
Gjith’ shqiptaret qekan koke roçke…
Neper bote na bojne si cuba,
Shqiperine e drejtojne hajduta.
Komandar hej tungjat-shala,
Sa t’kesh skllever kto kok- peshk, tru njala.
Sa t’kesh ket popull pa gjak,
Mire ja bon dhe e ka pak…
O hejj

Ardi Omeri

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.