PER TY I MADHI POET
Sot përhumba në vargun tënd
I madhi poet
Poezia jote tek ne zuri vend
E këtu do mbetet përjetë
Vargjet e tua na ndjekin në çdo hap
Kudo jemi anembanë botës
Si në qytet apo në fshat
Rreth e qark ti biem tokës
Nuk vdes kurrë vargu i poetit
E aq më shumë i madhi Dritëro
Rënkon poezia si dallgë e detit
Vargu t’kërkon poet ty në çdo kohë
Ti rron i madhi Dritëro
E kurrë s’ke për të vdekur
Vargjet e tua në çdo kohë
Pishtar i ndezur për ne kanë mbetur
Sot u bënë plot dy vite
Engjëll në qiell u ngjite lart
Veç fizikisht poet na ike
Frymëmarrjen tënde e ndjejmë në çdo varg
Dava Gjoka Lleshaj
Tiranë 4.2.2019