Dava Gjoka

Dava Gjoka,nji pene brilante qe na sjedhe te gjalle Agollin me vargjet e saja.Gj.Musa

No photo description available.

I flas Driteroit
Por ai sme pergjigjet
Per veprat e tija
Flet vaji bashke me ligjet

Do mbetesh per jete

Ne mes nesh i gjalle

Se ti je per ne

I madh dhe i rralle

“”””””””””””””””””””May be an image of 1 person

TI NUK KE VDEKUR
Ti nuk ke vdekur o Dritëro
Do mbetesh mes nesh perherë i gjallë
Dhe shpirti im kështu ma do
Të thotë për ty veç disa fjalë
Vargjet e tua ,këtu janë me ne
Dhe do mbeten të gjalla sa t’jetë jeta
Poezia jote këtu ka le
Dhe këtu do t’jetojë gjithmonë në breza

Tiranë 4 shkurt 2018..Dava Gjoka (Lleshaj)

“””””””””””””””””””””””

PER TY I MADHI POET
Sot përhumba në vargun tënd
I madhi poet
Poezia jote tek ne zuri vend
E këtu do mbetet përjetë
Vargjet e tua na ndjekin në çdo hap
Kudo jemi anembanë botës
Si në qytet apo në fshat
Rreth e qark ti biem tokës
Nuk vdes kurrë vargu i poetit
E aq më shumë i madhi Dritëro
Rënkon poezia si dallgë e detit
Vargu t’kërkon poet ty në çdo kohë
Ti rron i madhi Dritëro
E kurrë s’ke për të vdekur
Vargjet e tua në çdo kohë
Pishtar i ndezur për ne kanë mbetur
Sot u bënë plot dy vite
Engjëll në qiell u ngjite lart
Veç fizikisht poet na ike
Frymëmarrjen tënde e ndjejmë në çdo varg

Dava Gjoka Lleshaj

Tiranë 4.2.2019

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.