UNË JETOJ PËR TY ATDHE
Unë jetoj për ty, i shtrenjti Atdhe,
Sepse Atdheun e kam fé përmbi fé,
Atdheun e kam në zemër, në shpirt,
Pa ty s’marr frymë, s’shoh as dritë.
Nëse Atdheu, bashkuar qendron,
Në zemrën time gëzimi triumfon.
Gjaku i pastër, lirshëm qarkullon,
Gëzimi hareshëm çdo ditë gufon.
Vëllezër, njëri-tjetrin të duam,
Një gjak kemi, duhet ta ruajmë.
Nuk ka fjalë më t’ëmbël n’dynja,
Se Vëlla, Motër, Nënë dhe Baba.
Një rreze drite më sjell vegimin,
Së shpejti, do t’bëjmë bashkimin.
Atëherë do të jemi gjithë të nderuar,
Nënë Shqipërinë bashkë duke uruar!
(@Gjon Bushgjokaj, Lezhë, më 01.02. 2021)