21.2 C
Tiranë
E hënë, 8 Qershor 2026

Me poetin Gjon Bushgjokaj, Lezhë

May be an image of qiell, pemë, mal dhe text that says 'KRENARIA E VENDLINDJES Alpet tona nga Tropoja, Ku krenare rrjedh Valbona. Në kreshtat e larta prej Gurit, Rrjedh kristal lumi Mèrturit- Në bjeshket e larta n'rudina, Ku kullosin delet me qingja, Ku laroshet ruajne krejt tufën, Ku çobani n'sup mban pushken. Kur ogiçi bjen kembores, Oshtin bjeshket e Tropojes, Kur çobani ja nis,mekëndue, kendue, Del baçica duke ndigjue. (@Gjon Bushgjokaj, Lezhe, mẽ 17.02. 2021)'

TRADHËTAR, T’U SHOFTË FARA!
Politikanë të shpifur,shumë të ndyrë,
Me dashje e ndyjnë të tyren fytyrë.
Flasin duke mbllaqitur,kthim kafshate,
Fjala e tyre pa vlerë, si flakë kashte.
Opinioni, fallxhore e zezë,rrenacake,
Që s’ka vlerë,por t’vërtetën sulmojnë.
Të vjen turp për këto greke skenare,
Që i shërbejnë tradhëtisë,për pazare.
Kush kombit të vet nuk i shërben,
E zeza një ditë, shpejt do ta gjejë.
Varr s’do keni, do t’ju bëjnë gjemën.
Se jeni mëkatarë,tradhëtuat Nënën.

(@Gjon Bushgjokaj, Lezhë, më 06. 02. 2021)

“”””””””””””””””””””

UNË JETOJ PËR TY ATDHE
Unë jetoj për ty, i shtrenjti Atdhe,
Sepse Atdheun e kam fé përmbi fé,
Atdheun e kam në zemër, në shpirt,
Pa ty s’marr frymë, s’shoh as dritë.
Nëse Atdheu, bashkuar qendron,
Në zemrën time gëzimi triumfon.
Gjaku i pastër, lirshëm qarkullon,
Gëzimi hareshëm çdo ditë gufon.
Vëllezër, njëri-tjetrin të duam,
Një gjak kemi, duhet ta ruajmë.
Nuk ka fjalë më t’ëmbël n’dynja,
Se Vëlla, Motër, Nënë dhe Baba.
Një rreze drite më sjell vegimin,
Së shpejti, do t’bëjmë bashkimin.
Atëherë do të jemi gjithë të nderuar,
Nënë Shqipërinë bashkë duke uruar!

(@Gjon Bushgjokaj, Lezhë, më 01.02. 2021)

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.