PANDËRGJËGJSHMËRIA SI PASOJË E KARAKTERIT TË DOBËT POLITIKË .
Por le të kthehemi mbrapa, duke mos i bërë deduksione e thashethemnajash, por me mençuri të plotë. Sigurisht, në gjallje të fajtorëve ose jo, por një ditë edhe me tërë zymtësinë e tyre “kriminale të pazareve” dhe me pasthirrmën për të zbuluar të vërtetën e marraveshjeve për këtë vend. Por e vërteta paralajmërohen përpara daljes së dokumentave. Ky është një fakt që nuk duhet kaluar në heshtje, falë të cilit u bë e mundur vetë Isa Mustafa për veçimin nga postulate të vetullës së Hashimit e tashmë të rrënjosur në të gjitha format e partive humbëse. Ç’do të thotë pra “pasojë e vetullësˮ përveçse pastaj e një shkaku i cili prodhon pasoja? Gjatë kësaj deputetët kuptohet që duhet të prekin thelbin e gjërave për ndryshim sepse ky thelb është i lidhur ngushtë me organizimin e trashëguar të popullit. Faktori i rënjës së ndonjë populli është dobësimi i karakterit të tij. A duhet të jemi të ndërgjegjshëm për këtë thelb të dialogut, të debatit të vërtetë dhe të përmbajtjes së vërtetësisë që mund të fshihet në mendimin filozofik gjatë zgjedhjes së një presidente. Thelbi i kohës. Marrim një shembull: “Çasti – çasti i kohës – si u zgjodhë Hashim Broja presidentë me një të lujtur të vetullës, në të vërtetë, ka kaluar ajo kohë tashmë? Ja, pikërisht ky kapërcim nga jo në PO – ende në PO: “Ky është çasti duhur për ta votur Prof. dr. Vjosa Osmanin si presidente në dobi të shtetit”. Një filolog i madh shqiptar ka shkruar një libër shumë të bukur mbi presidentin, i cili titullohet “Presidenti dhe simpatia”. Simpatia jo në kuptimin e pasionit kombëtar e njerëzor, por si forcë kozmike e dallavereve, shantazheve, që shprehet në veprimin e përbashkët dhe të ndërsjelltë, pra edhe në pjesmarrjen në gjërat, në jetën e popullit dhe të natyrës politike në tërësinë e saj në parlamentë. Flakët e katër zjarreve PDK-ë, LDK-ë, AAK-ë, ZAJEDNICA dalin jashtë kontrollit për ta kthyer krahun e haraçit dhe pushtetin në një strehë të korruptuarve për t’i shpëtuar vetingut dhe drejtësisë. Atëhere populli do të pyetë vetenː “Ç’fituam nga kjo liri?” Dhe liria do të u diskreditohej si ad absurdum. Sepse për fitimtarët – të paktën një pjesë e tyre – politikisht solli ajo fitime dhe për këtë përgjegjës është ajo sjellje, që na bëri neve të pamundur çdo rrezistencë. Sepse sado fjalë e keqe e rëndë të jetë ajo kundër ndryshimit duhet të beheni të mirë. Të bëheni të mirë duhet proces nevojitet kohë për t’i ndrequr zullumet që i keni berë 20 vite rreshtë. Në fund kjo fotografi si e tillë në praktikë tregon se politika e tyre tregon se janë fundos deri në fund. Shumë politikanë të korruptuar vuajnë nga sëmundjet e deformimeve psikologjike. Pothuajse drejtohen kryesisht nga e pandërgjegjshmja si e tillë. Mendohet se një nivel i tillë i vetëdijës pasqyron realitetin e tyre politik. Kjo hartë e pandërgjegjshmërisë me vetëdije nuk ndydhet. Ndrydhet dija e realitetit, dija e asaj që është e vërtetë. Në qoftë se ne pyesim: “Çfarë është e pandërgjegjshmja si e tillë?” E pandërgjegjshmja, në bazën e vet, përcaktohet nga karakteri familjar e shoqëror, e cila shkakton pasionet irracionale dhe i furnizon anëtarët e vet me gjithfarë trillimesh e dredhish, duke e shndërruar në këtë mënyrë të vërtetën në një robëri të deformimeve psikologjike, madje edhe atëherë kur nuk marrin për këtë asnjë shpërblim material? Përderisa dobia që mbizotëron në vlerësimet morale të shkrimeve të mia është vetëm dobia e lexuesve, përderisa vështrimi dhe vlerësimi i një shkrimi është kthyer vetëm në mbajtjen e gjallë të kolektivitetit, të shpirtit nacionalistë shqiptar dhe vetëm në atë që duket e rrezikëshme për gjallesën e armikut. Nuk do të ketë mundësi të mos ekzistojë asnjë tradhti kombëtare, por vetëm moral e dashuri për atdhe. Magjia e njohjes do të ishte e kufizuar sikur mbi rrugën e saj të mos kishte aq turp e tradhti për ta kapërcyer pengesat që na i bën kopukët e zagaret shqiptar… Çfarë është historia e popullit tonë? Përse në ditët e sotme, shteti ynë, është bërë e diskutueshme. Disa thonë se shteti ka kryer një veprim të caktuar; të tjerë thonë se nga pasojat e karakterit të dobët këtë e ka bërë oligarkia ose shumëllojshmëria tiranëve politikë. Ç’përplasje e papritur, kur jeta e rregullt e shtetit shndërrohet, – fjalë për fjalë – nga një ditë në tjetrën, në paçavra nga maskarenjtë me lëkur të trash, që kurrë s’e ka njohur të skuqurir nga turpi. Ka popujt te të cilët veprat e politikës përbëjnë shprehjen më të rëndësishme të shpirtit të tyre por ka edhe të tillë (si kombi ynë) që qëndrojnë shumë lart në shkallën e “qytetërimit” tek të cilët politika korruptive ka luajtur një rol të dorës së parë. Qytetarët votojnë për atë që u duket më e mirë por ata nuk i kushtojnë asnjë vëmendje votave të tyre… Republika e Dardanisë, është republikë vetëm nga emri kurse në realitet ajo është një oligarki njerzish që e ngatërrojnë politikën me tregtinë e leverdisshme për ta”. Partitë tona të ndryshme politike, nën emra nga më të ndryshmet synojnë qëllime politke të “njëjta”. Përhapja e demokracisë është punë e vështirë. Por, kjo nuk do të thotë se intelektualët – në veçanti, ish të burgosurit politikë të pakorruptuar – nuk duhet të mos i ndihmojnë forcat e demokracisë liberale. Format e drejtimit dhe institucionet kanë një ndikim shumë të dobët në fatin e popullit. Ky fat përcaktohet kryesisht nga karakteri i tyre. Ajo rrjedh nga kjo strukturë si organet e frymëmarrjes së politikanëve nga veprimet e tyre në politikë. Pa e njohur mirë paraprakisht strukturën shpirtërore të popullit, historia e tij do të duket si një kaos ngjarjesh që drejtohet nga rastësitë e politikanëve të korruptuar. Por po t’i shohim këto parti që luftojnë vazhdimisht midis tyre nga pikëpamja psikologjike atëherë do të konstatojmë se ato kanë në realitet një fond krejt të njëjtë që përfaqëson me besnikri idealin e gënjeshtrën e racës së tyre. Radikalët, demokratët e marksistët e dalur pas luftës të papajtueshëm midis tyre, me një fjalë të gjithë mbrojtësit e doktrinave korruptive nga më të ndyshmet, synojnë me atë të etikave të ndryshme një qëllim krejtësisht të njejtë: “Gllabërimin e shtetit nga liderët”. Nuk ka rëndësi nëse pushteti i vendosur në krye të shtetit quhet mbret, perandor, Hashim, Ramush, Fatmir, Isa apo çfardo qoftë, ai ose ky pushtet do të ketë patjetër një ideal dhe ky ideal është shprehje e ndjenjave të shpirtit të racës së tyre të ligësisë. Kështu pra në qoftë se sjellja e tyre ekstreme, prirja e jonë e madhe për të qenë të paknaqur me ekzistencën e tyre, ideja se qeveria e re do të bëjë jetën tonë më të lumtur, na çojnë drejt asaj që ne i ndrrojmë vazhdimisht institucionet tona, kurse zëri i fuqishëm i të parëve të vdekur që na udhëheq, na qorton duke na thënë se ne ndërrojmë vetëm fjalët dhe pamjen. Pushteti i pavetëdijshëm i shpirtit të racës tonë është i tillë saqë ne bile nuk i vëmë re iluzionit viktimë të të cilave jemi. Po ta përqendrojmë vëmendjen vetëm te pamja e jashtme atëherë sigurisht që nuk është vështirë të parafytyrosh një regjim tjetër i cili do të dallohej në mënyrë të dukshme nga i vjetri se sa ai i formuar nga zgjedhjet tona të mëdha. Nuk thuhet kot mendimi se populli ynë meriton atë formë drejtimi që meriton, “e si zor që të ketë tjetër”. Nga pikpamja intelektuale është vështirë të japësh një karakteristikë të posaqme pa të tregosh ato cilësi veçanta të cilat nuk i gjen dot te kombët tjera të qytetëruara. Mund të flasim vetëm për logjikën e shëndoshë që i lejon ata të heqin anën partiake të gjërave negative e kështu të mos enden shumë gjatë me politika të kota. Të gjitha vetitë që sapo përmendëm mund t’i gjesh te shtresat e ndryshme të partive politike. Nuk mund të mos përmendësh asnjë element të qytetërimit shqiptar ku këto cilësi të mos vënë vulën e tyre të dukshme. Kritika e gjykimit nuk e trajton aftësinë e gjykimit estetik të shumëllojshmërive si pasoj e dobësisë politike, ajo paraqet edhe një aspekt tjetër, i cili është po aq aktual. Fuqia e korrupsionit përbën një tjetërsim, një humbje të solidaritetit të shoqërisë të së drejtës në të cilën ne jëtojmë. Unë flas shpesh për këto gjëra, madje, në vend që të flas për to, përpiqem të rizgjoj te të rinjtë vetëdijen për aftësitë e tyre, e cila duhet të kthehet pikërisht në një hapje të jo të ngadaltë të vetëndërgjegjes, që nuk kujdesen më, vetëm për veten, siç është tipike në këto 20 vitet e pas luftës të politikanëve tanë të vjetër. Gjithsesi, edhe nëse gjallërimin e nacionalizmit tek të rinjtë nuk duhat ta shohim thjesht si pasojë e dëshprimit, është e qartë se ai mbushte atë zbrazëtirë që kishte lënë dështimi, shumëllojshmëria dhe kundërvëniet e ideologjive të tjera politike për të mos realizuar shpresat e shqiptarëve.