15.5 C
Tiranë
E mërkurë, 13 Maj 2026

Shpresa Dhima

NE TË DY DHE DASHURIA
A e dëgjon zërin tim
Hapat tek trokasin lehtë,
Drejt teje rrugës vijnë ,
A e dëgjon frymarrjen time
Zemrën tek troket tik – tak ,
Sytë e mi që ëmbël buzëqeshin
Tek mblidhem në gjoksin tënd – zjarr.
Aty ndjej frymarrjen tënde,
Era e trupit tënd më deh,
Mes asaj dehje dua të ndizem
Të them se të dua,
Sonte të fle në krahët e tu,
Mes mirazheve, ëndrrat të më zgjojnë
Të ndjej tuat ledhatime , puthjen – mjaltë,
Në gjirin tënd përqafuar
Hëna dhe yjet dritë mos kenë
Unë për ty jam hëna dhe ti një yll që ndrin.
Unë jam aty ,a se dëgjon ?
Në pore të trupit tënd lëvroj,
Në çdo qelizë tënden frymoj,
Sytë e mi në të tutë dashurinë lexojnë.
Ti flet dhe shpirti im merr jetë,
Ti hesht dhe heshtja jote flet,
Flet më shumë se një fjalë.
Netëve mes yjeve dashuri – shkruar ,
Në agim me ty përqafuar ,
Shpinën tënde përkëdhel, ndjej tënden aromë ,
Trup e shpirt digjem si një vullkan,
Bashkë sonte ndajmë shtratin ,
Dashurisë t’i ndjejmë zjarrin ,
Kujtimeve , flladin .
Shpresa Dhima@@
“”””””””””””””””””

JAM E LODHUR NËNË
Jam e lodhur Nënë
Trupi e shpirti më dhëmb,
Malli zemrën ma zhuriti
Loti syve mbiu….
Jam e lodhur Nënë
Viteve në kurbet munduar,
Një jetë e tërë larguar
Vetmia më vret…
Do të vijë o Nënë,
Do të vi flokë bardha ime
Pak ditë janë o Nënë
Sa të marr erën tënde.
Fytyra e sytë të më qeshin
Dhe se brenda tyre, halle e brengë fshehin.
Do vi Nënë, tek ty e mira ime
Qiellit si flutur , do fluturoj
Të ndalem në atdheun tim,
Era jugut t’më përkëdhel.
Në krahët e tu do qëndrojë
Dora jote lehtë më ledhaton
Zëri yt më e ëmbla melodi ,kur më thua :
U bë kohë pa të parë, malli më përvëloi.
Me vete do marr bekimin tënd
Mali i mallit që kurr nuk shuhet.
Nënë moj je perëndesha ime!!.
Shpresa Dhima@@
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.