18.5 C
Tiranë
E dielë, 3 Maj 2026

Nga Preng Baloj

“Mëkati përtej detit” një libër që të ngazëllen
I nderuari Gjon Marku !May be art of një ose më shumë njerëz dhe tekst
Të nderuar studiues, shkrimtarë dhe poetë që merrni pjesë sot në “Ditën Ndërkombëtare të Librit” në promovimin e librit “Mëkati përtej detit” të studiuesit e shkrimtarit të spikatur Gjon Marku. Do të përpiqem të koncentroj mendimin tim për këtë libër që e kam lexuar me një frymë dhe e kam ndjerë në çdo rresht e frazë. Mora penën të shkruaja për këtë libër me tregime sepse jam ngazëllyer.
Autori kujdesshëm limon çdo rresht e frazë ku gërsheton mjaft mirë dashurinë me dhimbjen, hënën me djellin, qyqja dhe kënga vaj i saj me buzëmbrëmjen. Këngëvajin e qokut në udhëtimin e mërgimtarit me natyrën si peizazhin në mendimin e mesazhin filozofik që mbartin jo vetëm ndjenjën e fortë dhe emocionin artistik, po që u përcillet këndshëm e me një gjuhë të mirëlatuar e të zgjedhur lexuesit të sotëm dhe brezave të ardhshëm .
Në këtë udhëtim të matur e të konsoliduar mirë të krijimtarisë së tij ai tashmë ecën i sigurt dhe i konsoliduar pas botimit të katër librave të spikatur me tregime dhe konkretisht “Njeriu që vinte dhe ikte natën” (1999), “Varri nën dardhë”(2004), “Një natë mbret në një vend tjetër”(2011) e së fundimi me librin e tij që po promovojmë sot “Mëkati përtej detit” (2015)
Por Gjon Marku ka të botuar edhe libra të tjerë në fushën e publicistikës e konkretisht “ Mirdita intervista I” (2000), “Mirdita intervista II” (2002), “Mirdita intervista III (2004), “Antologji e mendimit të sotëm për Mirditën” (2009) Apo studimet: “Ndërfana” monografi historike (2001), “Mirdita në vizionin filatelik”, “Mirdita vend i kuvendeve vetëqeverisëse” (2013) studime që të befasojnë me nivelin kulturor e të botuara në një hark kohor të ngjeshur .
Monografitë: “ Mësuesi në kujtesë Preng Pjetër Filopati”, “Mark Legisi një jetë midis nxënësve” dëshmi dokumentarë e të rëndësishme për arsimin në mirditë.
E gjitha një prodhimtari kaq cilësore sa më bën të përulem me respekt e mirënjohje përpara penës strall të tij.
Falë muzës së tij, i cili edhe nga gjumi ka marrë kohë që të gdhend e të latojë fjalën, fjalinë dhe frazën e t’i shëndërrojë në lapidarë pavdekësie…
Flet muza e autotit të spikatur Gjon Marku qartë e bukur në librin apo librat e tij me tregime e gjen mjeshtrisht mënyrën të mos heshtë ndaj dhimbjes siç ndodh me tregimin “Babai i Ildës” ku ëndrra e dashurisë pritet në mes aq dhëmbshëm, e ku ngushëllimi vjen aq natyrshëm por ku ringjallen dhe kujtimet e së shkuarës e gjendet miqësia e vjertër apo tradhëtitë e pabesitë siç ndodh me tregimin “Klithma e shqiponës” e sa bën që trishtimi të vrasë pabesisht por që ndëshkohet vrasësi në një zgjidhje të menduar mirë e të dhënë mjaft bukur artistikisht.
Nuk mund ta fsheh kënaqësinë time dhe të them se Gjon Marku përdor mrekullisht ironin e hollë gjen gjuhën e përshtatëshme, dhe trajton fenomenet e kohës së shkuar ku mentaliteti e padije apo militantizmi bartnin vese që çonin drejt fenomeneve krejt të papranueshme sa rrezikohej njeriu dhe prespektiva e tij para kokës së një kedhi e ai dhe koka e tij është më i rëndësishëm se jetë e njeriut. Por ironia shfaqet dhe në tregimet “Pianecët e qytetit tim”, “Ora me qostek” apo “Nuse amerikane”, “Në kërkim të një heroi” .
Ai me trishtim e sheh jetën e mërgimtarit rrugën e tij të mundimëshme dhe të lodhëshme natën nëpër muzgun e errëst shoqëruar nga kënga vaj i qyqës e shiu pa fund nëpër terrin pa anë që shoqëron rrugën drejt vendit fqinjë ku kërkon një të ardhme më të mirë. Por shpesh kjo shoqërohej dhe me veprime të padëshirueshme ku mbërthyer prej vuajtjeve të tejskajëshme kryejn dhe veprime të paduhura siç ndodh në tregimin që ka marrë dhe titullin e librit “Mëkati përtej detit”
Gjon Marku nuk mund të mos ketë të spikatur në tregimet e tij traditën për të cilën duket se ka njohje dhe nostaligji e këtë ai e kërkon dhe trajton edhe në tregimet “Arra në mes të arës”, apo tregimin “Mulliri i vjetër”.
Fatmirësisht në gazetën “Lissalba” e kam tjerrë me emocion e me detaje fillim jetën e krijuesit dhe studiuesit Gjon Marku por tash them se kam lexuar gjithë krijimtarinë e tij por e kam të vështir të veçoj më të mirën . Njëlloj janë e nëse kërkon të kalosh një ditë të këndëshme sërishmi merre dhe lexoje.
Kështu pra kemi në dorë një libër artistik me vlerë që të ngazëllen me tregime të arrira dhe brilante që na le vetëm një port të trokasim e të urojmë penda mjaltë të rjedhtë.
Ku është Gjon Marku tashëm i përmasave të një shkrimtari të pjekur, në kulmin e krijimtarisë për të na sajdisë me botime të tjera po kaq të arrira dhe brilante.
Dhe në mbyllje dy përgëzime, që i bashkëngjiten autorit: Ndue Dedës për punën e pastër ne redaktimin e librit dhe Ndue Markut që me penelin e tij, e nusëron kopertinën e librit.
E ndjej se pena s’do të reshtë , o koleg e vëlla.
Urime !
*Paraqitur në promovimin e librit “Mëkati përtej detit” në Bibliotekën Publike Lezhë, 23 prill, 2016.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.