Shkruaj
Shkruaj zërin e britmave tua,
Shtrirë në tinguj dhe nuanca,
Përshkruaje dhimbjen,
Pentagram i notave tua,
Dhe shkruaj,
Mos gërvisht gishtin me dhëmbë,
Detin mos mbaj në grusht,
Derdhe lotin dhe shijen e njom,
Aty në pentagramin tëndë,
Thuaj,
Natyrën e heshtjes sate,
Shkruaje në kopshtin e rinisë,
Aty rriti trëndafilat,
Dhe mos thuaj,
Ngjyrat e verës më shumë i dua,
Ndërto stinën me zhurmat e tua,
Nuancat e saj vizato,
Trëndafilin e ëndrrave,
Mbaje pikturë të varur në mur,
Si orë drite shtigjeve tua,
Busulle nën këmbë!