23.5 C
Tiranë
E shtunë, 25 Prill 2026

Dragusha Ndue

A DUHET TË JEM MË AI NJERI…?!Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

A duhet të jem më ai njeri,

Që hesht,

kur s’duhet të flasë,

Që qesh,

kur duhet të ulërasë,

Që qan,

kur duhet të bërtasë,

Që do,

kur duhet të vrasë,

Që duron,

kur duhet të nxitojë,

Që lotët i frenon,

për hirë të burrërisë,

Që këmishën e heq nga trupi

Dhe ja fal komshisë,

Që bukën e ndanë me të varfërin,

Për hirë të dashurisë.

Që kur jepte fjalën,

S’e tundte topi,

Që betohej në nder

Dhe besonte tek Zoti,

Që falte gjaqet

Dhe kursente jetë,

Që njerëzit i donte

Si veten e vet,

Që nderonte prindërit

Dhe nuk tradhëtonte,

Që kurrë gjënë e tjetrit

nuk e lakmonte.

A duhet të jem më ai njeri…?!

(D©N)

“”””””””””””””

VJESHTË

Gjethet e vjeshtës janë dhembja dhe liria,

Humbasin trungun, por fitojnë hapsirë.

Në hapsirë ata vdesin nga dashuria,

Në ëndrrat e vjeshtës janë një psherëtimë…

(D@N – e enjte, më 14. 10. 2021)

“”””””””””””””””””””””””””””””Mund të jetë një imazh i 1 person

PSHERËTIMË…
Një “dredhëz” ma “vodhi” Atdheun,
Ma përpiu…

Unë endacak nëpër botë,

Pa Atdhe,

Një ofshamë dhimbjeje…!

(D@N – e merkurrë, më 13. 10. 2021)

“””””””””””””””””””””””””

FENIKS…
A të kujtohet,
Kur digjeshim në zjarrin tonë
E ktheheshim në Hi?!
Në rrënjët e kalave të rëna
Dergjeshin vuajtjet tona
Dhe çmenduritë…

Dhe përsëri,

E ndienim se duhej të ktheheshim në Hi…!

(D@N – e hënë, më 11. 10. 2021)

“”””””””””””””””””””””Mund të jetë një imazh i 1 person, në këmbë dhe teksti
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.