12.5 C
Tiranë
E enjte, 21 Nëntor 2024

Dritan Habipaj

Dëshira hyjnore.Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe ambiente të jashtme
.
Gjethet shpupuriten çdo çast sipër nesh,
Mbi pemët e larta që mundur kanë vitet.
Nganjëherë, midis tyre Hëna na buzëqesh,
Ndoshta xhelozon, teksa pas resh ngadal venitet!
.
Ne, si dy statuja qëndrojmë pranë e pranë,
Duke derdhur shikimet andej nga dielli perëndon.
Ndonjëherë numërojmë dhe yjet shigjetarë,
Duke shprehur nganje dëshirë për vehten ton’!
.
Ah, e dashur, sikur ta dish ç’dëshira kam,
Ç’dëshira më rrëmbjnë çdo natë yjet e artë;
Dëshira që edhe nëse nis të ti rrëfej në vargje,
E di që ka për të dalë një roman i gjatë, tepër i gjatë!
.
Andaj, mjaftohem që ti rrëfej nga pak çdo ditë,
Ca, duke ti thënë me fjalë në të vonat orë,
Ca duke të ti shkruar si Esenin tek poezitë,
Ca duke ti rrëfyer si ëndërra kur qielli rrëzon meteorë!
Për Rovenën, me dashuri Dritan Habipaj
“”””””””””””””””””””””””

Ne të dy.
.
Ne, përditë do jemi bashkë
Si dy gurë që ngrejnë një kala
Si një valë e trazuar
Që bregun shtrat çdo çast e ka!
.
Ne, përditë do udhëtojmë
Në çdo vënd me histori.
Mjafton që pranë të të kem
Dhe do shkel ku shkel dhe ti!
.
Një ditë kësaj bote do ti tregojme,
Se çfarë do të thotë të duash dikë.
Ndoshta libra nuk do mjaftojnë,
E ndoshta ne s’do shkruajmë asgjë!
.
Por për ne, do flas vet koha,
Ajo që hap e shëron çdo plag’
Mjafton që jemi dy planete
Që jetojmë në të njëjtin varg! Dritan Habipaj
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.