Baca ynë, Anton, o bacë trim,
-Parathënje e librit tim,
Përballë dhembjes, tmerrit
-Dhe frikës-feniks i flijuar,
Mes territ dhe dritës…
II.
Nderim, bacë nderim,
-Për misionin e shenjët,
Për falje dhe pajtim…
III.
Pajtove shumë zemra,
-O feniks i gjallë, në mes
Të errësirës seç e ndeze dritën
-Tash për ty kemi shumë mallë!
IV.
-Tani buzëqesh i qetë
Mbete në përmendore,
-Simbol i pajtimit
Në tokën e shenjtë ARBËRORE…